Detaje tronditëse| Ish-vjehrra e Arlindës ishte në dhomë kur ajo po go*ditej me sëpatë, nuk ndërhyri
Autori: Gazeta inFokus
17:45 | 24 November 2026
Nurije Sylaj, ish-vjehrra e Arlinda Zekajt, dyshohet se ka qenë e pranishme në shtëpi, madje edhe në dhomën e gjumit, në momentin kur Albert Sylaj po e sulmonte Arlindën me sëpatë, por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për ta ndaluar sulmin.
Këto detaje dalin nga kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të dyshuarve për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës.
Sipas Prokurorisë, dosje të cilën e ka siguruar Betimi për Drejtësi, Nurije Sylaj fillimisht kishte qenë në sallon, ndërsa më pas edhe në dhomën e gjumit, gjatë kohës kur po zhvillohej sulmi ndaj viktimës.
Ajo dyshohet se ishte në dijeni për veprimet që po ndodhnin, por nuk kishte ndërhyrë për ta penguar apo ndërprerë sulmin.
Për më tepër, Prokuroria pretendon se pas vrasjes, në deklaratën e dhënë në cilësinë e dëshmitares, Nurije Sylaj kishte tentuar të devijonte hetimet dhe të fshihte rrethanat e ngjarjes.
Ajo dyshohet se kishte deklaruar se Arlinda e kishte shtyrë dhe rrëzuar në tokë, ndërsa vetë kishte qenë pa ndjenja në momentin e vrasjes.
Megjithatë, sipas Prokurorisë, këto pretendime nuk përputhen me provat e siguruara deri më tani, veçanërisht me incizimet e kamerave të sigurisë, në njërën prej të cilave shihet prania e saj gjatë një pjese të ngjarjes, transmeton Klankosova.tv.
Ndaj Nurije Sylajt rëndon dyshimi për veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale – Vrasja e rëndë”.
Prokuroria ka kërkuar caktimin e paraburgimit edhe ndaj Driton Sylajt, Metë Pepajt dhe Gëzim Bobit, ndërsa hetimet janë zgjeruar edhe ndaj ish-bashkëshortit të viktimës, Jeton Sylaj, i dyshuar për “Shtytje në vrasje të rëndë”.

T� tjera
-
Kush janë dy personat që sipas Prokurorisë e ndihmuan Albert Sylajn në arrati pasi e vra*u Arlinda Zekajn
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim për zgjerim të hetimeve ...
-
Dy persona në Gjakovë dënohen me nga 3 mijë euro për falsifikimin e mbi 2 mijë votave në zgjedhjet e dhjetorit
Gjykata Themelore në Gjakovë, ka dënuar A.M dhe D.K, veç e veç me gjobë në s...
-
Vdekjet e punëtorëve në KEK – Prokuroria KONFIRMON: Pesë persona dhe KEK-u dyshohen për rrezikimin e sigurisë në vendin e punës
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Gazetën Infokus se kallëz...
-
ATK u vihet pas bizneseve që shesin online, shqipton 24 gjoba
Administrata Tatimore e Kosovës ka shtuar kontrollet ndaj bizneseve që ushtro...
-
Sadiku: VV-ja edhe sot pas 7 vitesh harroi se është në pushtet dhe fajësoi ZRrE-në për problemet në energji
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar pas mbled...
-
Mungesa e masave të sigurisë, inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Pejë
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në Pej...
-
Inspektorët e sigurisë në KEK mbesin në këmbë – pa automjete i’u duhet të kontrollojnë 800 hektarë, dokumentet zbulojnë kushtet e rënda të punëtorëve
Jo vetëm punëtorët pa këpucë dhe çizme të reja pune për dy vjet e gjysmë, por...
-
“Nuk do të përfundojë këtu”, paralajmërohen arrestime tjera në rastin e vrasjes së Arlindës
Hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë ...
-
Specialja i reklamon kushtet që i “gëzojnë” krerët e UÇK’së të dënuar në Hagë
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka re...
-
Prokuroria e konfirmon ndalimin e katër personave për vrasjen e Arlinda Zekajt: Dy dyshohen për vrasje, dy tjerë dyshohen se ndihmuan
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin edhe të katër pers...
-
Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë
Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka paralajmëruar se do ta apelojë ven...
-
Zbulohen katër emrat e të arrestuarve të tjerë në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt
Ish vjehrra Nurije Sylaj dhe Driton Sylaj, ish-kunati i të ndjerës Arlinda Ze...


































