IKD: Raporti i KE-së evidenton mungesë progresi në sundimin e ligjit dhe dështim të reformave
Autori: Gazeta inFokus
16:51 | 04 November 2026
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 dëshmon për probleme serioze në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve demokratike dhe zbatimin e reformave.
Sipas IKD-së, gjetjet e raportit tregojnë se Kosova vazhdon të përballet me sfida të përsëritura, të cilat janë evidentuar edhe në raportet e viteve të kaluara, por që nuk janë adresuar në mënyrë të qëndrueshme nga institucionet përgjegjëse.
Veçanërisht shqetësues, sipas IKD-së, është vlerësimi i Komisionit Evropian se Kosova nuk ka shënuar progres në funksionimin e gjyqësorit. Ky vlerësim paraqet përkeqësim krahasuar me tri vitet paraprake, kur progresi ishte cilësuar si i kufizuar.
IKD thekson se raporti evidenton gjithashtu zhvillime shqetësuese në respektimin e të drejtave themelore dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë.
Instituti vlerëson se këto probleme nuk janë të izoluara, por pasqyrojnë mangësi strukturore, vonesa në reforma dhe mungesë të përgjegjësisë institucionale.
Mungesa e progresit në drejtësi dhe luftimin e korrupsionit
Në fushën e drejtësisë, IKD konsideron se sistemi vazhdon të përballet me sfida që ndërlidhen me pavarësinë, llogaridhënien, efikasitetin dhe funksionimin institucional.
Sipas institutit, shqetësuese janë edhe konstatimet për ndikime të papërshtatshme politike dhe ekonomike në sistemin e drejtësisë.
Sa i përket luftimit të korrupsionit, IKD vlerëson se raporti evidenton progres të kufizuar dhe mungesë të rezultateve të qëndrueshme, veçanërisht në trajtimin e korrupsionit të nivelit të lartë.
Instituti thekson se Kosova ende nuk ka një kornizë strategjike gjithëpërfshirëse për luftimin e korrupsionit dhe se nevojiten institucione të pavarura, hetime profesionale dhe rezultate të matshme.
Kriza institucionale pengoi reformat
IKD vlerëson se kriza politike dhe institucionale që e ka përcjellë Kosovën që nga zgjedhjet e shkurtit 2025 ka ndikuar negativisht në zbatimin e reformave dhe agjendën e integrimit evropian.
Sipas institutit, bllokadat në funksionimin e institucioneve, zgjedhjet e përsëritura dhe vonesat në vendimmarrje kanë penguar procesin legjislativ dhe mbikëqyrjen parlamentare.
Në raport, sipas IKD-së, evidentohen gjithashtu probleme në reformën e administratës publike, përfshirë profesionalizimin e shërbimit civil, rekrutimin mbi bazën e meritës dhe llogaridhënien.
IKD ka ngritur shqetësime edhe për mungesën e transparencës dhe parregullsitë në përzgjedhjen e anëtarëve të KPM-së dhe RTK-së, si dhe për krizën financiare të transmetuesit publik.
IKD kërkon përgjegjësi institucionale
IKD u ka bërë thirrje Kuvendit, Qeverisë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe institucioneve të tjera përgjegjëse që të ndërmarrin masa konkrete për adresimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian.
Instituti kërkon përcaktimin e përgjegjësive të qarta institucionale, afateve të matshme dhe mekanizmave transparentë të raportimit.
Sipas IKD-së, prioritet duhet t’u jepet reformave që forcojnë pavarësinë dhe llogaridhënien e gjyqësorit dhe prokurorisë, përmirësojnë luftimin e korrupsionit dhe sigurojnë funksionimin efektiv të institucioneve.
“ Kosova nuk ka nevojë për përsëritjen e premtimeve për reforma, por për institucione funksionale, përgjegjësi politike dhe rezultate të matshme”, thuhet në reagimin e IKD-së.
Instituti thekson se vazhdimi i stagnimit dhe përkeqësimi i gjendjes në sundimin e ligjit dëmtojnë jo vetëm procesin e integrimit evropian, por edhe të drejtën e qytetarëve për drejtësi efektive, siguri juridike dhe qeverisje të përgjegjshme.

T� tjera
-
Hargreaves takohet me Konjufcën, diskutojnë edhe për Strategjinë Shtetërore për Specialen
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar ...
-
“Ditët e Nëntorit” rikthehet në Gjakovë: katër netë me muzikë e traditë nga Gjakova, Berati, Ulqini dhe Korça
Gjakova do të mirëpresë edicionin e tretë të festivalit “Ditët e Nëntorit”, i...
-
Zv.Presidenti amerikan e “gjen” fajtorin për humbjen e Republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit
Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka thënë se arsyeja kryesore e humbjes...
-
Tre policë lëndohen gjatë ndërhyrjes pas incidentit mes tifozëve në Gjilan
Tre zyrtarë policorë janë lënduar të mërkurën në Gjilan, pas ndërhyrjes për t...
-
Edhe Kurti pret në takim gjeneralin Osborn: U pajtuam për rolin e Kosovës në stabilitetin e Ballkanit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Agjutantin e Përgjith...
-
Shiroka-Pula dekoron gjeneralin amerikan Osborn me Medaljen Presidenciale Ushtarake
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, dekoroi gjeneralin Steven Osborn...
-
Platforma “Liria ka Emër” të enjten mban konferencë për media
Platforma qytetare “Liria ka Emër” do të mbajë të enjten konferencë për media...
-
Pas humbjes së zgjedhjeve, vjen largimi i parë nga radhët e Republikanëve në SHBA
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Mike Johnson, ka njoftuar se nuk ...
-
Nesër seanca e Kuvendit, ky është rendi i ditës
Gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës...
-
Pas uniformave e kapelave, nuk arrijnë ta sigurojnë as të gjithë sallën – Kadetëve u kërkohet të marrin vetëm nga dy familjarë në diplomim
Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së Koso...
-
BE: Situata në veri, e brishtë – retorika vazhdon ta pengojë normalizimin Kosovë – Serbi
Kosova dhe Serbia kanë bërë pak përparim në dialogun për normalizimin e marrë...
-
Të shtëna në Skivjan të Gjakovës, policia tregon çka gjeti në vendin e ngjarjes
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të të shtënave me armë zjarri në f...

































