BE vërejtje Kosovës në Raport pë sistemin e drejtësisë, përmedet Ligji për Specialen dhe ai për KPK-në
Autori: Gazeta inFokus
13:28 | 04 November 2026
Komisioni Evropian ka publikuar sot Raportin për Kosovën ku vlerëson se Kosova nuk ka shënuar progres në funksionimin e gjyqësorit, duke theksuar se ndikimi i interesave politike dhe ekonomike vazhdon të jetë pengesë serioze për pavarësinë dhe paanshmërinë e tij.
Në raportin për Kosovën për vitin 2026, Komisioni Evropian konstaton se vendi ndodhet ndërmjet fazës së hershme dhe një niveli të caktuar të përgatitjes për zbatimin e legjislacionit të BE-së dhe standardeve evropiane në fushën e gjyqësorit dhe të drejtave themelore.
Sipas raportit, ndikimi i papërshtatshëm nga brenda sistemit dhe nga faktorë të jashtëm, përfshirë interesat politike dhe ekonomike, jo vetëm që vazhdon të jetë pengesë e rëndësishme për pavarësinë e gjyqësorit, por në disa aspekte është intensifikuar.
Komisioni vëren se pakoja e projektligjeve për sistemin e drejtësisë ende nuk është miratuar, duke penguar reformat e nevojshme në këtë fushë. Kjo, sipas raportit, ka ndikuar negativisht në përpjekjet për të forcuar llogaridhënien dhe efikasitetin në gjyqësor dhe prokurori.
Raporti veçon edhe zhvillimet lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Më 6 tetor 2026, Kuvendi miratoi ndryshimet në ligjin që rregullon këto institucione, por më 22 tetor presidentja ia ktheu ligjin Kuvendit për rishqyrtim.
Komisioni Evropian shpreh shqetësime serioze lidhur me këto ndryshime, duke vlerësuar se ato mund të bien ndesh me zotimet ndërkombëtare të Kosovës dhe parimet themelore të sundimit të ligjit. Në veçanti, përmenden pavarësia e gjyqësorit, mbrojtja e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësia e të drejtave procedurale dhe llogaridhënia efektive për krimet e luftës. Shqetësime janë ngritur edhe për kushtetutshmërinë e ndryshimeve.
Një tjetër çështje e evidentuar në raport është zbatimi i ndryshimeve në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK). Komisioni thotë se vështirësitë në zbatimin e tyre tregojnë për një perceptim të kufizuar të llogaridhënies dhe përkushtimit ndaj reformave, si dhe për ndikimin e vazhdueshëm të interesave të caktuara. Shqetësime të veçanta janë ngritur për fletarrestimet e lëshuara në mënyrë retroaktive dhe zbatimin e procedurave e masave mbrojtëse përkatëse.
Megjithatë, raporti evidenton edhe disa zhvillime pozitive, përfshirë përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit dhe ndryshimet në përbërjen e KPK-së, në përputhje me kornizën e ndryshuar ligjore.
Komisioni vlerëson gjithashtu se përfaqësimi i pamjaftueshëm i serbëve të Kosovës në gjyqësor mbetet shqetësim serioz, pasi ndikon në karakterin shumëetnik të sistemit të drejtësisë dhe cenon Marrëveshjen e Dialogut të vitit 2015 për drejtësinë.
Rekomandimet për Kosovën
Në mesin e rekomandimeve për vitin e ardhshëm, Komisioni Evropian kërkon miratimin e legjislacionit që buron nga Deklarata e Përbashkët e Zotimit, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias, si dhe konsultime të reja për projektligjet e rishikuara.
Po ashtu, kërkohet forcimi i mekanizmave ekzistues të integritetit, llogaridhënies dhe efikasitetit në gjyqësor dhe prokurori, me theks të veçantë në përgjegjësitë e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Komisioni rekomandon edhe krijimin e një kornize të qartë të përgjegjësive për funksionet menaxhuese në këshilla, gjykata dhe prokurori, si dhe forcimin e llogaridhënies dhe efikasitetit të gjyqtarëve e prokurorëve në trajtimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, rasteve të tjera të profilit të lartë dhe rasteve të dhunës me bazë gjinore.

T� tjera
-
U.d. i kryeprokurorit të Speciales: Aksioni kundër narkotikëve u konkretizua brenda një afati rekord
Prokuroria Speciale e Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës dhe AKI-në kanë re...
-
Prokuroria dhe Policia japin detaje për operacionin e sekuestrimit të heroinës në bashkëpunim me AKI-në
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë organi...
-
Raporti për Shqipërinë, Kos: Tirana ka shënuar përparim në reformat kyçe, synim mbyllja e negociatave më 2027
Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, u shpreh në Parlamentin Evropian se Shqi...
-
Parregullsitë në vendin e punës, ndalen punimet në një objekt në Kllokot
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve në terren në komunën e Kllok...
-
Të enjten 6 vjetori i arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, OVL mban aktivitet para zyrës së BE-së
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla gja...
-
Shqiptari humb jetën në vendin e punës në Itali, i ra dera metalike në kokë
Një 61-vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar si Bashkim Rushani , ka h...
-
Macron uron presidenten Shiroka Pula, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë letër urimi nga preside...
-
Besnik Tahiri: Meritokracia u zëvendësua me nepotizëm, ndërsa shteti u kap nga partia në pushtet
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë ...
-
“Nuk ka kushte, s’ka psikologë” – Vra*sja e Arlindës nxjerr në pah dështimet e sistemit për mbrojtjen e grave
Gjendja në Qendrat për Punë Sociale nuk është e mirë, kanë mungesë kushtesh d...
-
Për vetëm 6.40 euro metri katror AKP-ja shet në Fushë Kosovë mbi 11 mijë metra katror tokë bujqësore
Plot 11 mijë e 825 metra katrorë tokë bujqësore në Fushë Kosovë janë shitur n...
-
Babai dyshohet se ngacmoi sek*sualisht vajzën e tij 13-vjeçare, Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim
Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj...
-
Protesta e djeshme në Tiranë, policia vendos 36 gjoba për bllokimin e rrugës
36 masa administrative janë vendosur ndaj disa protestuesve, të cilët gjatë z...





























