Pas uniformave e kapelave, nuk arrijnë ta sigurojnë as të gjithë sallën – Kadetëve u kërkohet të marrin vetëm nga dy familjarë në diplomim
Autori: Gazeta inFokus
16:20 | 04 November 2026
Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së Kosovës, e cila tash e më shumë se një javë është bërë temë diskutimi për shkak të problemeve organizative, po përcillet me një tjetër problem, këtë herë me hapësirën ku pritet të mbahet ceremonia.
Fillimisht mungesa e uniformave, më pas problemi me kapelat, e tani edhe kufizimi i numrit të familjarëve që mund të marrin pjesë në ceremoninë e diplomimit.
Gazeta Infokus kishte raportuar ekskluzivisht se ceremonia e diplomimit, e paraparë të mbahej më 30 tetor, ishte shtyrë për një javë për shkak se institucionet përgjegjëse nuk kishin arritur t’i siguronin me kohë uniformat për kadetët.
Më pas, sipas informacioneve të siguruara nga Infokusi, u raportua se uniformat dhe kapelat ishin huazuar nga gjeneratat e mëparshme, në mënyrë që ceremonia të mund të mbahej, ani pse me vonesë dhe jo kur ishte planifikuar.
Por problemet nuk përfunduan me kaq.
Tani, vetëm pak ditë para ceremonisë së shtyrë për më 6 nëntor, kadetët janë përballur me një tjetër kufizim.
Gazeta Infokus ka siguruar një mesazh që u është dërguar kadetëve, përmes të cilit ata njoftohen se në ceremoninë e diplomimit mund të marrin pjesë vetëm nga dy familjarë për secilin kadet.
Sipas informacionit të përcjellë në këtë mesazh, kufizimi lidhet me faktin se salla ku do të organizohet ceremonia nuk është plotësisht e lirë.

Kjo nënkupton se, edhe pas shtyrjes së ceremonisë për një javë, institucionet përgjegjëse nuk kanë arritur të sigurojnë hapësirën e nevojshme për organizimin e plotë të saj apo ndoshta problemi ka qenë pikërisht shtyerja për një javë e kësaj ceremonie.
Nga mungesa e uniformave dhe kapelave, deri te mungesa e hapësirës për familjarët, organizimi i diplomimit të kadetëve po nxjerr në pah një varg problemesh që ngrenë pikëpyetje serioze për planifikimin institucional.
Pas gjashtë muajsh përgatitjeje në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ceremonia e diplomimit do të duhej të ishte një moment krenarie për kadetët dhe familjet e tyre.
Në vend të kësaj, kadetët po përballen me kufizime të njëpasnjëshme, ndërsa familjarëve u duhet të vendosin se cilët prej tyre do të kenë mundësi të marrin pjesë në një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tyre.
Për një institucion që përgatit zyrtarët e ardhshëm të Policisë së Kosovës, sigurimi i uniformave, kapelave dhe një salle të përshtatshme për diplomim do të duhej të ishte pjesë e planifikimit bazik, e jo problem që zgjidhet në momentet e fundit./Gazeta Infokus

T� tjera
-
“China Haul”, platformë e mediave sociale që po merr vëmendje në rritje
Kohët e fundit, videot me titull "China Haul" janë bërë virale në mediat soci...
-
Shiroka-Pula dekoron gjeneralin amerikan Osborn me Medaljen Presidenciale Ushtarake
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, dekoroi gjeneralin Steven Osborn...
-
IKD: Raporti i KE-së evidenton mungesë progresi në sundimin e ligjit dhe dështim të reformave
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se Raporti i Komisionit E...
-
Platforma “Liria ka Emër” të enjten mban konferencë për media
Platforma qytetare “Liria ka Emër” do të mbajë të enjten konferencë për media...
-
Pas humbjes së zgjedhjeve, vjen largimi i parë nga radhët e Republikanëve në SHBA
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Mike Johnson, ka njoftuar se nuk ...
-
Nesër seanca e Kuvendit, ky është rendi i ditës
Gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës...
-
BE: Situata në veri, e brishtë – retorika vazhdon ta pengojë normalizimin Kosovë – Serbi
Kosova dhe Serbia kanë bërë pak përparim në dialogun për normalizimin e marrë...
-
Të shtëna në Skivjan të Gjakovës, policia tregon çka gjeti në vendin e ngjarjes
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të të shtënave me armë zjarri në f...
-
Kallas gati për takim trepalësh, por rikujton që Kosova s’kishte qeveri e në Serbi po pritet të formohet një
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, ka folur për mungesë...
-
BE-ja përmend përfshirjen e Kurtit dhe zyrtarëve në gjuhën e ashpër ndaj gazetarëve
Një mal me kritika e vërejtje për Kosovën ka adresuar raporti i Komisionit Ev...
-
BE: Dhu*na ndaj grave mbetet e përhapur në Kosovë, duhet mbështetje efektive dhe adekuate për viktimat
Dhuna me bazë gjinore mbetet e përhapur në Kosovë, vlerëson Bashkimi Europian...
-
Raporti i Komisionit Evropian: Kosova me një mal ngecjesh, rezultatet kundër korrupsionit të lartë në rënie
Në korrupsionin e nivelit të lartë, vendime përfundimtare pati vetëm në tetë ...
































