Fokus

Urime, pas një dështimi, shteti siguron uniformat për gjeneratën e 63-të të Policisë së Kosovës, ceremonia të premten

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 02 November 2026

Javën e kaluar dështoi mbajtja e ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së Kosovës, pasi shteti nuk arriti t’ua siguronte uniformat.

Ky dështim, për të cilin Gazeta Infokus kishte raportuar ekskluzivisht, u konsiderua skandal dhe nxiti reagime të shumta për mungesën e uniformave për pjesëtarët e rinj të Policisë.

Tashmë, uniformat më në fund janë siguruar. Burime të Gazetës Infokus bëjnë të ditur se ceremonia e diplomimit pritet të mbahet këtë të premte, më 6 nëntor, një javë pas datës së planifikuar fillimisht.

-Advertisement-

Ceremonia ishte paraparë të mbahej më 30 tetor, mirëpo mungesa e uniformave zyrtare, të cilat kadetët duhet t’i veshin gjatë diplomimit, bëri që ajo të shtyhej.

Gazeta Infokus kishte raportuar ekskluzivisht për këtë problem, pasi burime brenda Akademisë së Kosovës për Siguri Publike kishin bërë të ditur se kadetët ishin njoftuar për mundësinë e shtyrjes së ceremonisë.

Më pas, instruktorët ua kishin konfirmuar kadetëve se diplomimi nuk do të mbahej më 30 tetor, por do të shtyhej për datën 6 nëntor.

Si pasojë, kadetët që kishin përfunduar trajnimet dhe përgatitjet në Akademi ishin kthyer në shtëpitë e tyre, ku do të prisnin edhe një javë për ceremoninë zyrtare të diplomimit.

Gazeta Infokus kishte dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Brendshme lidhur me mungesën e uniformave dhe arsyet e vonesës, por nuk kishte pranuar përgjigje deri në publikimin e raportimit të mëparshëm.

Pas sigurimit të uniformave, ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të pritet të zhvillohet të premten, më 6 nëntor. /Gazeta Infokus

Shteti nuk iu siguroi uniformat – shtyhet diplomimi i kadetëve të policisë së Kosovës

SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy