Shteti nuk iu siguroi uniformat – shtyhet diplomimi i kadetëve të policisë së Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
19:52 | 29 October 2026
Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së Kosovës, e cila ishte paraparë të mbahej nesër, më 30 tetor, është shtyrë për shkak të mos sigurimit të uniformave.
Burime të Gazetës Infokus bëjnë të ditur se kadetët janë njoftuar nga instruktorët e tyre se ceremonia e diplomimit nuk do të mbahet të premten, ashtu siç ishte planifikuar, por është shtyrë për datën 6 nëntor.
Shkak për këtë shtyrje, sipas burimeve të Infokusit, është bërë mungesa e uniformave zyrtare, me të cilat kadetët duhet të paraqiten gjatë ceremonisë së diplomimit.
Gazeta Infokus kishte raportuar ditë më parë se diplomimi i kësaj gjenerate ishte në pikëpyetje, pikërisht për shkak se uniformat ende nuk ishin siguruar.
“Të premten kemi pasur ta mbajmë ceremoninë e diplomimit, por tash po na thonë që ka gjasa të mos mbahet, sepse nuk po mund të sigurohen uniformat”, kishte deklaruar një kadete për Gazetën Infokus, e cila kishte kërkuar të mbetej anonime.
Tashmë, sipas burimeve të Infokusit, ajo që ishte paralajmëruar si mundësi është bërë realitet: ceremonia është shtyrë për një javë.
Kadetët e gjeneratës së 63-të, të cilët kanë përfunduar përgatitjet për diplomim, do të duhet të presin edhe një javë për ceremoninë zyrtare, për shkak të mungesës së uniformave.
Kjo nuk është hera e parë që Policia e Kosovës përballet me probleme që lidhen me kushtet e punës dhe pajisjet e nevojshme për zyrtarët policorë. Çështja e uniformave dhe pajisjeve të tjera ka qenë edhe më parë në qendër të shqetësimeve, ndërsa rasti i fundit ngre sërish pikëpyetje për mënyrën se si institucionet përgjegjëse po i trajtojnë nevojat e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Ende nuk dihet se përse uniformat nuk janë siguruar me kohë dhe nëse ato do të jenë në dispozicion deri më 6 nëntor, datë për të cilën, sipas burimeve, është shtyrë diplomimi. Gazeta Infokus i ka dërguar pyetje Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me mungesën e uniformave dhe rrezikun e shtyrjes së ceremonisë së diplomimit, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka pranuar përgjigje.

T� tjera
-
“11 vjet pa drejtësi për motrën time”, Shkëlqim Pajazitaj reagon ndaj emërimit të Valbona Disha Haxhosajt në krye të Prokurorisë
Shkëlqim Pajazitaj, vëllai i Donjeta Pajazitajt, ka reaguar pas emërimit të V...
-
Skandaloze: Titujt e raporteve të ministrisë së Sveçlës dhe Gërvallës nuk i referohen si vrasje rastit të Arlindës
Edhe pas vrasjes brutale të Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar mbrojtje ng...
-
“Skandal pas skandali”, raporti për Arlindën, Musliu: Gabim në titull, dorëheqje Donikë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas r...
-
Tahiri për rastin e Arlindës: Nëse s’ka dorëheqje, duhet të ketë shkarkime
Nënkryetari i Aleancës dhe shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri,...
-
Konferenca e Gërvallës e Sveçlës nesër ndryshon planet për protestë: Qytetarët para Qeverisë në ora 09:00
Vala e protestave për drejtësi dhe llogaridhënie institucionale nuk do të nda...
-
Sveçla e Gërvalla ia dorëzojnë Kurtit raportet për rastin e Arlinda Zekajt, Qeveria njofton pak pa u bërë ora 18:00
Zyra e Kryeministrit njofton se ka pranuar raportet e hollësishme nga Ministr...
-
Së shpejti në transmetim, D1CNN dhe CNN takime në Doha të Katarit
Devolli Corporation, partneri kosovar i rrjetit televiziv amerikan CNN përmes...
-
Zyra e Kryeministrit pranon raportet lidhur me rastin e Arlinda Zekajt
Zyra e Kryeministrit sapo pranoi raportet e hollësishme nga Ministria e Drejt...
-
E reja për Farukun: “Toger a ke pushu, a je çlodhë nga lodhja e Arlindës?”
Një protestuese iu drejtua togerit të suspenduar, Faruk Muqollit, gjatë prote...
-
Protestuesit nisen për te Qeveria e Kosovës, nuk i ndalin thirrjet për dorëheqje e shkarkime
Pas ndalimeve te Ministria e Drejtësisë dhe organeve të hetuesisë e drejtësis...
-
Një hetues kishte kërkuar që Arlinda Zekaj të vizitohej në shtëpi nga Policia, shkresa e tij ishte injoruar
Inspektorati Policor i Kosovës ka publikuar gjetjent që ka gjetur pas një het...
-
“Marre”, protestuesit lëshojnë audio incizimet e bisedës së Arlinda Zekajt me togerin Faruk Muqolli
Protestuesit kanë lëshuar audio incizimet nga komunikimi i Arlinda Zekajt me ...


































