BE: Situata në veri, e brishtë – retorika vazhdon ta pengojë normalizimin Kosovë – Serbi
Autori: Gazeta inFokus
16:10 | 04 November 2026
Kosova dhe Serbia kanë bërë pak përparim në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.
Veprimet e njëanshme dhe retorika e të dyja palëve vazhdojnë të pengojnë këtë proces, vlerëson Komisioni Evropian.
Në raportin e publikuar sot, theksohet se marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët dhe duhet të zbatohet pa vonesa apo parakushte.
E për situatën në veri thuhet se është e qetë, por megjithatë e brishtë.
“Gjatë periudhës së raportimit, situata në veri të Kosovës mbeti e qetë, por e brishtë. Veprimet dhe retorika që nuk kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve u shtuan.
Kosova ndërmori vazhdimisht veprime në kundërshtim me obligimet e saj në kuadër të dialogut ose veprime që minuan procesin e normalizimit. Këto përfshinin veprime policore dhe administrative ndaj strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia, arrestimin e serbëve të Kosovës, si dhe refuzimin e dorëheqjeve të tërhequra nga gjyqtarët dhe prokurorët serbë të Kosovës, duke cenuar riintegrimin e tyre.
Bashkimi Evropian shprehu shqetësim të thellë më 21 korrik dhe 28 gusht, përfshirë edhe për mungesën e përsëritur të koordinimit nga ana e Kosovës dhe ndikimin negativ që kjo pati në komunitetet lokale dhe qasjen e tyre në shërbimet themelore publike dhe sociale.
Nga ana tjetër, Serbia veproi vazhdimisht në kundërshtim me obligimet e saj sipas Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023, përfshirë lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Evropës dhe Interpol. Këto veprime, së bashku me retorikën e përsëritur nxitëse të zyrtarëve serbë, vazhdojnë ta minojnë normalizimin e marrëdhënieve.
Në këtë pjesë përmendet edhe sulmi terrorist në Banjskë dhe dështimi i shtetit serb për të ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Bashkimi Evropian thotë se “Serbia nuk ka ndërmarrë asnjë hap domethënës për të siguruar përgjegjësinë për sulmin e dhunshëm të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, të kryer nga sulmues të armatosur serbë të Kosovës kundër Policisë së Kosovës.”

T� tjera
-
Platforma “Liria ka Emër” të enjten mban konferencë për media
Platforma qytetare “Liria ka Emër” do të mbajë të enjten konferencë për media...
-
Pas humbjes së zgjedhjeve, vjen largimi i parë nga radhët e Republikanëve në SHBA
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Mike Johnson, ka njoftuar se nuk ...
-
Nesër seanca e Kuvendit, ky është rendi i ditës
Gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës...
-
Pas uniformave e kapelave, nuk arrijnë ta sigurojnë as të gjithë sallën – Kadetëve u kërkohet të marrin vetëm nga dy familjarë në diplomim
Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së Koso...
-
Të shtëna në Skivjan të Gjakovës, policia tregon çka gjeti në vendin e ngjarjes
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të të shtënave me armë zjarri në f...
-
Kallas gati për takim trepalësh, por rikujton që Kosova s’kishte qeveri e në Serbi po pritet të formohet një
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, ka folur për mungesë...
-
BE-ja përmend përfshirjen e Kurtit dhe zyrtarëve në gjuhën e ashpër ndaj gazetarëve
Një mal me kritika e vërejtje për Kosovën ka adresuar raporti i Komisionit Ev...
-
BE: Dhu*na ndaj grave mbetet e përhapur në Kosovë, duhet mbështetje efektive dhe adekuate për viktimat
Dhuna me bazë gjinore mbetet e përhapur në Kosovë, vlerëson Bashkimi Europian...
-
Raporti i Komisionit Evropian: Kosova me një mal ngecjesh, rezultatet kundër korrupsionit të lartë në rënie
Në korrupsionin e nivelit të lartë, vendime përfundimtare pati vetëm në tetë ...
-
Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan
Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë ...
-
Albulena Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt
Kryetarja e Parlamentit, Albulena Haxhiu ka vizituar sot familjen e Arlinda Z...
-
U.d. i kryeprokurorit të Speciales: Aksioni kundër narkotikëve u konkretizua brenda një afati rekord
Prokuroria Speciale e Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës dhe AKI-në kanë re...

































