Schuebel: Mandati i Gjykatës Speciale duhet të respektohet
Autori: Gazeta inFokus
19:59 | 04 November 2026
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka theksuar se mandati aktual i Dhomave të Specializuara të Kosovës duhet të respektohet, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të vendit.
Schuebel, në konferencën për media pas dorëzimit të raportit për Kosovën nënvizoi se respektimi i mandatit të Gjykatës Speciale duhet të shoqërohet me respektimin e plotë të pavarësisë së gjyqësorit dhe parimeve të sundimit të ligjit.
“Mandati aktual në fuqi i Dhomave të Specializuara të Kosovës duhet të respektohet, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe me respektimin e plotë të pavarësisë së gjyqësorit dhe sundimit të ligjit”, tha ai.
Iniciativa për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale u ndërmor nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), më 21 shtator 2026, pas vendimit të 16 shtatorit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët u dënuan në shkallë të parë me gjithsej 81 vjet burgim.
Nisma synon rishikimin e mandatit dhe kompetencave të Speciales, kufizimin e dënimeve deri në 15 vjet dhe mundësinë e vuajtjes së tyre në Kosovë.
Ligji u miratua në Kuvend me 88 vota, por më 22 tetor Presidentja Justina Shiroka-Pula e ktheu për rishqyrtim. Aktualisht, çështja mbetet në procedurë parlamentare./KosovaPress/

T� tjera
-
Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit nesër mbahen disa aktivitete
Me rastin e 10 vjetorit të Astrit Deharit gjatë ditës së nesërme në vendin to...
-
Motra e Adem Ademit: Kur nisën gërmimet në Kalludër, isha e bindur se vëllai im ishte aty
Pas 27 vjetësh pritjeje dhe pasigurie për fatin e vëllait të saj, motra e dok...
-
Tubimi para Kryeministrisë në Tiranë, tensione mes protestuesve dhe policisë, disa të shoqëruar në Polici
Momente tensioni janë regjistruar në protestën që po zhvillohet përpara Kryem...
-
Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë
Komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste (SAJ) të Serbisë, Igor Zhmiric, ...
-
Tragjedia në Elbasan, një viktimë, një i zhdukur dhe 10 të lënduar
Një shpërthim i fuqishëm, i ndjekur nga një vatër zjarri, ka ndodhur mesditën...
-
Schuebel: Bllokada institucionale në Kosovë ka ngadalësuar ritmin e reformave
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori Dirk Schuebel, ka t...
-
Nafta bie nën 100 dollarë për fuçi
Nafta e papërpunuar Brent ra nën 100 dollarë për fuçi të mërkurën për herë të...
-
Kurti pasi pranoi Raportin e KE-së: Nuk pasqyrohet progresi që kemi bërë në procesin e anëtarësimit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që Koso...
-
Aleanca: Raporti i Progresit vulosi dështimin gjashtëvjeçar të qeverisë
Aleanca ka reaguar pas publikimit të Raportit të Progresit të Komisionit Evro...
-
Zv.Presidenti amerikan e “gjen” fajtorin për humbjen e Republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit
Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka thënë se arsyeja kryesore e humbjes...
-
Presidentja Shiroka Pula pranon Raportin e Progresit, zotohet për reforma drejt BE-së
Presidentja Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Bashkimit Evro...
-
Doli nga shtëpia më 1 nëntor, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e 13-vjeçarit deçanas
Policia Rajonale e Ferizajt, përmes hetuesve rajonalë të Sektorit Rajonal të ...































