Lajme

Kurti pasi pranoi Raportin e KE-së: Nuk pasqyrohet progresi që kemi bërë në procesin e anëtarësimit

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 04 November 2026

ryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim, duke pretenduar se pozita aktuale e vendit në procesin e integrimit evropian nuk e pasqyron progresin e arritur.

Kurti ka deklaruar se Kosova meriton të kalojë në fazën e ardhshme të integrimit evropian dhe të nisë negociatat për anëtarësim në BE.

Ai ka rikujtuar se së shpejti bëhen katër vjet nga dorëzimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa vendi vazhdon të mbetet i vetmi në Ballkanin Perëndimor pa statusin e kandidatit.

-Advertisement-

“Përkundër kësaj, Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa statusin e vendit kandidat”, ka thënë Kurti.

Në adresimin e tij, kryeministri i është drejtuar ambasadorit të BE-së, Dirk Schuebel me kërkesën që sa më parë të dorëzohet pyetësori lidhur me aplikimin e Kosovës, në mënyrë që të hapet rruga për nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ambasador, më lejoni ta ripërsëris kërkesën tonë për dorëzimin sa më parë të pyetësorit për aplikimin tonë, që t’i hapet rruga hapjes së negociatave”, ka deklaruar Kurti.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy