Lajme

Kryediplomatja e BE pas zgjedhjeve në SHBA: Shpresoj që Kongresi i ri do ta vazhdojë mbështetjen për Ukrainën dhe të shtojë presionin ndaj Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 23:25 | 04 November 2026

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur shpresën që Kongresi dhe Senati i ri i Shteteve të Bashkuara të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën dhe të rrisin presionin ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës

Kallas, duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, tha se votuesit amerikanë e kanë bërë të qartë zgjedhjen e tyre.

Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik, duke thënë se Evropa dhe SHBA-ja janë shumë më të fuqishme kur veprojnë së bashku.

-Advertisement-

“Është e rëndësishme që këto mesazhe t’i përcillen qartë Rusisë dhe që, përmes këtij presioni, ajo të ndalet së zhvilluari këtë luftë”, deklaroi Kallas në një konferencë për media në Bruksel.

Kryediplomatja evropiane u shpreh se mbetet të shihet se si do të reflektohen rezultatet e zgjedhjeve në politikën amerikane.

Deklaratat e saj vijnë pas zgjedhjeve të mesmandatit të 3 nëntorit, në të cilat demokratët fituan kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, duke i shkaktuar një humbje të madhe politike presidentit Donald Trump.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy