Vazhdojnë shkeljet në konkursin për profesorë të kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë
Autori: Islam Morina 18:39 | 30 December 2021
Janë duke vazhduar shkeljet ligjore dhe procedurale në konkursin për përzgjedhjen e 5 profesorëve të kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë.
Gazeta Infokus vazhdimisht ka raportuar për një sërë shkeljesh në këtë konkurs, duke publikuar edhe komunikime zyrtare e dokumente që vënë në pah parregullsitë në këtë konkurs.
Pas emërimit të komisioneve radhazi përkitazi me vlerësimin e 14 kandidatëve që synojnë këto 5 pozita në katedrën e kirurgjisë, e cila ka mbetur pa profesorë të kësaj lënde, komisioni i 5-të i formuar në kundërshtim me rregulloren, tashmë ka dhënë rekomandimet e veta për Këshillin Mësimor të Fakultetit të Mjekësisë, e po ashtu edhe anëtarët e komisionit nga Turqia.
Raporti i vlerësimit të kryetarit të këtij komisioni Ramë Miftari, nuk e ka marrë përkrahjen e Këshillit Mësimor të Fakultetit të Mjekësisë, kurse ai i dy anëtarëve të komisionit Prof. Dr. Irfan Coskun dhe Prof. Ass. Dr. Zeliha Turkyrlmaz, nga Universiteti “Trakya”, i Turqisë, po.
Dy anëtarët nga Turqia kanë dhënë recension vlerësues vetëm për një kandidat për këtë pozitë. Ata kanë dhënë vlerësim për kandidatin Agon Mekaj, kurse për kandidatët tjerë nuk kanë dhënë vlerësim fare, anipse në bazë të Rregullores për procedurat përzgjedhëse lidhur me emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik në Universitetin e Prishtinës ”Hasan Prishtina”, obligohen që të japin vlerësim për të gjithë kandidatët, edhe për ata që i plotësojnë kushtet minimale, ose nuk i plotësojnë kushtet për avancim.
Në nenin 12 të paragrafit 23 thuhet: “Komisioni vlerësues harton raportin, bazuar në formularin unik të përgatitur nga Rektorati, në të cilin përfshihet propozimi për emërimin, riemërimin ose avancimin e kandidatëve në numrin e kërkuar me konkurs dhe në të cilin identifikohen qartë kandidatët, të cilët nuk propozohen për t’u emëruar”.
Kurse neni 12, paragrafi 24, i Rregullores thotë: “Komisioni vlerësues është i obliguar të shkruaj raport edhe për kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet minimale, por të cilët nuk janë propozuar të emërohen. Për kandidatët të cilët nuk i plotësojnë kushtet minimale, mjafton të ceken kushtet të cilat nuk janë plotësuar”, thuhet në nenin 12 paragrafin 24 të rregullores.
Edhe pse Agon Mekaj është i propozuari i komisionit për pozitën e konkursit për profesor të kirurgjisë ai është neurokirurg, por nuk është i licencuar si kirurg, përkundër faktit se në konkursin e shpallur kërkohen 5 mësimdhënës të kirurgjisë.
E çuditshme është se si komisioni nga Turqia dhe kryetari i këtij komisioni Ramë Miftari, ndajnë të njëjtin vlerësim për të njëjtin kandidat, me raporte vlerësuese të ndara nga njëri tjetri.
Edhe pse shkalla e vlerësimit për përvojën si mësimdhënës dhe përvojën profesionale është nga 0 deri në 14, edhe kryetari i komisionit, por edhe anëtarët nga Turqia, kanë dhënë vlerësimin me tre pikë për një kandidat të caktuar.
Në raportin e kryetarit të komisionit vlerësues Ramë Miftari, po ashtu evidentohen shkelje të shumta në mënyrën e vlerësimit të kandidatëve që konkurrojnë për pozitat e profesorit të kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë.
Një shkelje që evidentohet në këtë raport është mënyra e vlerësimit të punimeve shkencore të kandidatëve, duke vlerësuar edhe punime që janë të publikuara jashtë kritereve të konkursit, e duke favorizuar disa kandidatë dhe duke i disfavorizuar të tjerët. Kryetari i komisionit, disa punime të disa kandidatëve i ka vlerësuar jashtë kritereve të rregullores, duke u dhënë më shumë pikë nga sa parashihet me kriter, e duke i dëmtuar kandidatët e tjerë me vlerësim me më pak pikë.
Njërit prej kandidatëve i vlerësohet një monografi shkencore që është publikuar nga “Art Club Rifat Kukaj”, dhe që nuk ka as numër ISBN-je dhe as numër të katalogimi, edhe pse rregullorja e përcakton qartë se botimet shkencore të autorëve, duhet të jenë me ISBN dhe të kataloguara. Nga hulumtimet e bëra në internet del se shoqata “Art Club Rifat Kukaj”, është asociacion shkrimtarësh, i cili merret me krijimtari artistike, kryesisht letrare.
Një tjetër e gjetur në Raportin Vlerësues është se edhe përkundër faktit që disa kandidatë kanë të njëjtën përvojë si mësimdhënës dhe të njëjtën përvojë profesionale, ku disa kandidatë vlerësohen me pikë maksimale, kurse të tjerët me zero pikë.
Kurse një kandidat tjetër ka marrë një pikë vetëm se ishte veteran i UÇK-së, ndërkohë që pjesëmarrja në çlirimin e vendit nuk parashihet në kriteret e konkursit, por puna e aktivitetet shkencore të kandidatëve.
Ka edhe kandidatë që janë vlerësuar me pikë vetëm pse janë anëtarë shoqatash të ndryshme, e që bie në kundërshtim me vet rregulloren e miratuar nga senati i UP-së.
Tashmë këto rekomandime janë dërguar në rektoratin e UP-së dhe janë botuar në buletin.
Kujtojmë që sipas rregullores ky proces i përzgjedhjes së 5 profesorëve të kirurgjisë, ka përfunduar më 7 dhjetor, pasi rregullorja thotë se të gjitha fazat e konkursit duhet të përmbyllen brenda 175 ditësh, plus 30 ditë që janë në diskrecion të rektorit kohë kjo që është konsumuar tashmë. Por si duket UP-ja ka minusuar kohën e pushimeve verore, e që rregullorja e miratuar nga vet Senati u UP-së nuk e parasheh këtë gjë dhe përbën shkelje në vetvete./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Çitaku: Kryetari i PDK ka folur me partitë për shpërndarjen e Kuvendit, por VV diçka tjetër thotë, diçka tjetër mendon
Sekretarja e Përgjithshme në PDK, Vlora Çitaku, ka thënë se kryetari i partis...
-
Sami Lushtaku: Gati çdo ditë, në 2 ose 3 të natës shkoj të varret e shokëve
Në 25 vjetorin e rënies së Ilaz Kodrës, bashkëluftëtari i tij Sami Lushtaku k...
-
Abdixhiku në Istog: LDK po merr mbështetje kundër pushtetit popullist, zymtësisë përçarëse e dezintegrimit euroatlantik
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka zhvilluar dy takime son...
-
Çitaku: Drafti i Asociacionit parasheh autonomi territoriale dhe politike për serbët
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin ...
-
DASh: Jemi të zhgënjyer të shohim dy të sanksionuar të propozuar për pozita në Qeverinë e Serbisë
Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Departamenti Amerikan i S...
-
Lansimi i programit për energjinë, Hovenier: Jemi në një pikë lëvizëse për të arritur planin tonë
Sot është lansuar programi mes MCC-së dhe Qeverisë së Kosovës, ku i pranishëm...
-
Osmani: Kandidatura individuale pamundësoi garën time për balotazh
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga Fronti Evr...
-
Kryeministri i Malit të Zi: E duam Serbinë, por s’heqim dorë nga njohja e Kosovës
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të...
-
Ali Ahmeti i përgjigjet kandidates së VMRO për Presidente që kërkoi Tribunal për UÇK’në: Kam qenë luftëtar lirie
Për deklaratën e kandidates për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE se do të k...
-
Elshani për vendosjen e kamerave në veri: Janë për sigurinë e qytetarëve
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Veton ...
-
Biden dhe Trump fushatë në shtetin e Miçiganit
Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pritet të b...
-
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth KiE-së
Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë qëndrimin publik të Gjerm...