Nisin Hetimet për 65 milionë eurot që Avdullah Hoti ua ndau bizneseve
Autori: L Abazi 16:51 | 26 February 2021
Komisioni i Ndihmës Shtetërore (KNSH), ka bërë të ditur se Qeveria e Avdullah Hotit konkretisht Ministria e Financave, kanë ndarë një shumë të madhe parash për ti ndihmuar bizneset, në mënyrë të jashtëligjshme.
Ky institucion vlerëson se ndarja e këtyre mjeteve është bërë nga qeveria në detyrë pa i njoftuar fare autoritet e mandatuara për të konstatuar përputhshmërinë me rregullat e ndihmës shtetërore, shkruan Gazeta inFokus.
Prandaj, të premten komisioni ka autorizuar hetimin e masës së ndihmës shtetërore – “Lehtësim i qasjes në financim për bizneset – nga Ministria e Financave, në kuadër të pakos të rimëkëmbjes ekonomike”.
“Komisioni në bazë të informatave të qasshme publikisht ka konstatuar se masa në fjalë, pjesë e pakos së rimëkëmbjes ekonomike Ligji 07/L-016, përbën ndihmë shtetërore në kuptimin e Ligjit të Ndihmës Shtetërore (LNSH) nr. 05/L-100 dhe se e njëjta në procedurë është dhënë në kundërshtim me LNSH (neni 11(1)) pasi nuk është njoftuar te autoritetet e mandatuara për të konstatuar përputhshmërinë me rregullat e ndihmës shtetërore – para se të vëhet në zbatim”, thuhet në njoftimin e KNSH-së..
Ky institucion i ka dhënë afat Ministrisë së Financave 15 ditë kohë për paraqitjen e të gjitha të dhënave.
Ministria e Financave ka filluar të zbatojë këtë masë përmes Fondit Kosovar për Garanci të Kredive (FKGK), duke rritur asetet e këtij të fundit me 65mil Euro me qëllim që të krijohet mundësia e rritjes së masës së garancionit për kreditë që bizneset kosovare do të marrin në bankat komerciale deri në fund të vitit 2021.
“Ky lehtësim i qasjes në financim (përmes instrumentit të garancionit) është bërë me qëllim që bizneseve në disa sektore t’u ndihmohet në procesin e rimëkëmbjes së tyre ekonomike si pasojë e tkurrjes së aktivitetit të tyre ekonomik gjatë pandemisë”, thuhet në njoftimin e KNSH-së. /Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Çitaku: Kryetari i PDK ka folur me partitë për shpërndarjen e Kuvendit, por VV diçka tjetër thotë, diçka tjetër mendon
Sekretarja e Përgjithshme në PDK, Vlora Çitaku, ka thënë se kryetari i partis...
-
Sami Lushtaku: Gati çdo ditë, në 2 ose 3 të natës shkoj të varret e shokëve
Në 25 vjetorin e rënies së Ilaz Kodrës, bashkëluftëtari i tij Sami Lushtaku k...
-
Abdixhiku në Istog: LDK po merr mbështetje kundër pushtetit popullist, zymtësisë përçarëse e dezintegrimit euroatlantik
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka zhvilluar dy takime son...
-
Çitaku: Drafti i Asociacionit parasheh autonomi territoriale dhe politike për serbët
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin ...
-
DASh: Jemi të zhgënjyer të shohim dy të sanksionuar të propozuar për pozita në Qeverinë e Serbisë
Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Departamenti Amerikan i S...
-
Lansimi i programit për energjinë, Hovenier: Jemi në një pikë lëvizëse për të arritur planin tonë
Sot është lansuar programi mes MCC-së dhe Qeverisë së Kosovës, ku i pranishëm...
-
Osmani: Kandidatura individuale pamundësoi garën time për balotazh
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga Fronti Evr...
-
Kryeministri i Malit të Zi: E duam Serbinë, por s’heqim dorë nga njohja e Kosovës
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të...
-
Ali Ahmeti i përgjigjet kandidates së VMRO për Presidente që kërkoi Tribunal për UÇK’në: Kam qenë luftëtar lirie
Për deklaratën e kandidates për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE se do të k...
-
Elshani për vendosjen e kamerave në veri: Janë për sigurinë e qytetarëve
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Veton ...
-
Biden dhe Trump fushatë në shtetin e Miçiganit
Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pritet të b...
-
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth KiE-së
Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë qëndrimin publik të Gjerm...