Fokus

Të dyshuarit në arrati, prokuroria jep detaje për plagosjen e 24 vjeçarit në Prishtinë

Autori: Samire Jaha 11:58 | 12 January 2024

Një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në të cilat janë përfshirë katër persona të enjten në mbrëmje në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Dy persona të dyshuar në lidhje me këtë rast që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën “Bajram Bahtiri”, në kryeqytet gjenden ende në arrati.

Kështu ka bërë të ditur për Infokus, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

-Advertisement-

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore me qëllim të sqarimit të rrethanave dhe sigurimit të prezencës së të dyshuarve në procedurën penale, pasi ndodhen në arrati”, ka deklaruar Ulaj për Infokus.

Ndryshe në media mbrëmë është raportuar se i lënduari Veton Gashi, 24-vjeçar, është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Spitalore të enjten.

“Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë 11.01.2024 – 20:17. Raportohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes katër të dyshuarve meshkuj kosovarë. Si pasojë, një i dyshuari është plagosur dhe është trajtuar në QKUK. Dy të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera