Fokus

Skandaloze: Në Ferizaj u shkelet privatësia mjekëve të ri

Autori: Doresa Geci 16:45 | 28 July 2020

Afro 30 kandidatë kishin aplikuar në konkursin e shpallur nga Drejtoria e Shëndetësisë në Ferizaj për katër pozitat e hapura për mjekë specialistë familjar dhe mjekë të përgjithshëm në QKMF e kësaj Komune.

Mirëpo asnjërit nga kandidatët nuk u është respektuar privatësia, shkruan Gazeta Infokus.
Në faqen zyrtare në facebook të QKMF-së në Ferizaj, krahas të dhënave të kandidatëve janë të shfaqur edhe numrat personal të secilit prej tyre si dhe numrat e telefonit.
Në të njëjtën mënyrë është vepruar edhe në listat e tjera të konkurseve që kjo qendër ka publikuar për laborant të biokimisë si dhe shtëpiak.

E për ketë Drejtori i Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Jeton Arifi ka thënë për Gazetën Infokus se publikimi i të dhënave të tilla është shkelje e privatësisë.

-Advertisement-

“Në këtë rast, qëllimi i përpunimit të të dhënave personale do të mund të arrihej duke publikuar vetëm emrin e mbiemrin, apo edhe vetëm një kod të gjeneruar për secilin kandidat në momentin e kandidimit. Të dhënat, si numri personal dhe numri i telefonit celular janë të tepërta. Një praktikë e këtillë prodhon arsye për ndonjërin prej kandidatëve që të ankohet në Agjenci për shkelje të privatësisë”, ka thën Arifi për Gazetën Infokus.

Arifi po ashtu ka bërë të ditur se do të kontaktojnë me zyrtarët e kësaj QKMF-së për të kërkuar që menjëherë të përmirësojë këtë praktikë joracionale të publikimit të të dhënave personale.

“Të dhënat e publikuara janë marrë nga vet subjektet e të dhënave (kandidatët), por ato duhet ti shërbejnë vetëm zyrës së personelit të QKMF në Ferizaj, si kontrollues i të dhënave, jo të bëhet publike lista me të gjitha të dhënat e deponuara nga kandidatët, por duke u kufizuar vetëm me publikimin e atyre të dhënave, përmes të cilave arrihet qëllimi i synuar”, ka thënë ai mes tjerash.

Këto të dhëna QKMF në Ferizaj i ka publikuar të premten me datën 24 korrik 2020.

Më poshtë gjeni edhe dokumentet e konkurseve me listën e kandidateve të cilët kanë aplikuar për pozitën e shpallur./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera