Senati i UP-së në kundërshtim me vendimin e vet, kthen në rishqyrtim rastin e një kandidati për profesor në Kirurgji (DOKUMENT)

Autori: Islam Morina
09:51 | 28 April 2022
Pas vendimit të datës 6 janar të këtij viti, ku Senati i UP-së, kishte vendosur që të kthej në pikën zero konkursin për përzgjedhjen e kandidatëve nga pika 10 dhe 29, e konkursit të datës 14.05.2021, pasi komisionet radhazi kishin dështuar të bëjnë vlerësimin e duhur të kandidatëve konform rregullores 191, të datës 16.04.2021, ka vendosur që në mbledhjen e paraparë për datën 29.04.2022, ta rikthej në rishqyrtim për vendimmarrje të Senatit të UP-së, e që bie ndesh me konkluzionin numër 112, të datës 28.01.2022 të Senatit të UP-së.
Këtë e dëshmon edhe rendi i ditës, i përcaktuar për mbledhjen e datës 29.04.2022, të senatit të UP-së, e të cilin e posedon Gazeta Infokus.
Ajo që bie në sy është fakti se edhe përkundër konkluzioneve të senatit të datës 6 janar të këtij viti ku shprehimisht thuhet dhe arsyetohet, se përse konkursi duhet kthyer në pikën zero, rasti i Mekajt, rikthehet në rishqyrtim, e që bie ndesh me konkluzionet e nxjerra nga vet Senati i UP-së.
Kujtojmë se konkursi ishte kthyer në pikën zero për shkak të mos respektimit të rregullores për Avancim, Emërim dhe Riemërim të Stafit Akademik, në mbledhjen e Senatit të UP-së, të datës 6 janar 2022.
Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka – Kërliu, pati deklaruar në mbledhjen e Senatit të UP- së të mbajtur me 06.01.2022, se konkursi për Kirurgji duhet kthyer në pikën zero, për shkak të shkeljeve procedurale të këtij konkursi.
Tash kur kanë kaluar pothuajse 4 muaj nga kjo mbledhje e senatit, sërish kthehet në riqyshrtim vetëm një kandidat, anipse në konkurs patën konkurruar edhe kandidatë të tjerë.
Gazeta Infokus në vazhdimësi ka raportuar për parregullsitë dhe veprimet në kundërshtim me aktet normative përgjatë këtij konkursi, deri në anulimin dhe kthimin e tij në pikën zero./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Çfarë janë ‘Terminatorët’ rusë që janë parë në Ukrainë?
Imazhet e reja konfirmojnë praninë në Donbas të Ukrainës të një makine luftar...
-
Qytetarja nga Peja u kafshua nga qentë endacakë, komuna obligohet t’ia kompensojë dëmin mbi 3 mijë euro
Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë e paditëses F....
-
Gjendje e jashtëzakonshme në arsim? Qehaja nuk e sheh të domosdoshme
Ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj ditë më parë ka thënë se në Kos...
-
Blerjet politike dhe etnike të shtëpive në veri të Mitrovicës
Shqiptarët e Lagjes së boshnjakëve në veri të Mitrovicës janë duke i shitur m...
-
Ja çfarë moti do të mbretërojë në pesë ditët e ardhshme
Në Kosovë gjatë pesë ditëve të javës që vjen do të mbajë mot kryesisht i ndry...
-
Kurti iu uron mirë se ardhje në Kosovë dy gazetarëve ukrainas
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, iu ka uruar mirë se ardhjen në Kosovë dy ...
-
Marrëveshja PS-PD për presidentin dështoi, raundi i dytë i votimit drejt skadencës
Raundi i dytë për zgjedhjen e pasuesit të Ilir Metës në presidencën e Shqipër...
-
Çitaku: E paprecedentë që një kryeministër t’ia japë vetes luksin të qëndrojë kaq gjatë në ShBA
Që nga 6 maji ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo produktivite...
-
Arrijnë edhe dy gazetarë ukrainas në Kosovë
Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias, njofton për ardhjen në Kosovë...
-
Kurti në Boston flet për bashkëpunimin me Demaçin, burgun e VV-në
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një ligjeratë të mbajtur në Univer...
-
Vulin: Rusia nuk na bombardoi, as s’na kërkoi njohjen e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin ka komentuar thir...
-
Vulin: Alarmet për bomba si korona, duhet të mësohemi me to
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se raportime...