Fokus

SBASHK-u ka vendosur, ja kur përfundon mësimi

Autori: Doresa Geci 16:53 | 18 June 2019

Në shkollat e Kosovës ende nuk dihet saktë se kur do të përfundoj viti shkollor.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës ka muaj që janë në diskutim me Ministrinë e Arsimit për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve e cila zgjati rreth tri javë.

Mirëpo sipas kryetari të SBASHK-ut, Rrahman Jashari, mësimin pritet të përfundoj më 21 qershor.

-Advertisement-

Kjo pasi që sipas tij Ministria e Arsimit nuk i ka plotësuar kërkesat e tyre.

“Këshilli drejtues i SBASHK-ut ka  marrë vendim që mësimi të përfundoj më 21 qershor. Pasi që në gjatë takimeve që kemi bërë se bashku më Ministrin kemi kërkuar rritje të koeficienteve për mësimdhënësit e klasave të para deri të pestën si dhe për pedagoget dhe psikologët. Kjo kërkesë e jona nuk është plotësuar”, ka thënë Jashari për Gazetën inFokus.

Prandaj sipas tij në shkollat e Kosovës mësimi nuk do të vazhdoi pas kësaj date dhe nuk do të zëvendësohen orët.

SBASHKU- a  ka kërkuar që mësimdhënësit në shkollë fillore, sekretari, pedagogu dhe psikologu, sipas projektligjit të kenë koeficient të njëjtë me mësimdhënësit e klasave nga e gjashtë deri në të nëntën.

“Po të kishte votuar parlamentin këtë barazim në shenjë respekti për koleget të cilit japin mësimi  klasave nga një deri në pese e kishim marr për obligim që të zgjatet mësimi edhe për një jave”, ka thënë Jashari.

Koeficienti pagës për mësimdhënësit e klasave të para deri të pestën, si dhe për pedagoget dhe psikologë është 2.30 apo 549 euro.

Ndërsa për mësimdhënësit nga klasa e gjashtë deri të nëntën është 2.45 apo  585.239 euro./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera