Fokus

Rreth 3000 studentë mbesin pa ID-kartela në Universitetin e Prishtinës

Autori: Samire Jaha 15:14 | 14 August 2021

Kanë kaluar vitin e parë akademik por një numër i madh i studentëve të Universitetit të Prishtinës ende nuk janë pajisur me ID-kartelat e tyre studentore.

Pa këtë dokument të rëndësishëm studentorë janë ata të afatit të dytë pranues Bachelor, dhe ata të vitit të parë Master 2020/21, shkruan Gazeta Infokus.

ID kartelat janë shumë të nevojshme për identifikimin e studentëve dhe krijimin e lehtësirave për ta.

-Advertisement-

Ndër të tjerash ID kartelat mund të përdoren gjatë vizitave mjekësore të studentëve, në librari e biblioteka dhe kompani apo organizata të tjera që ofrojnë shërbime e lehtësira për studentët.

Fatlind Azizi që drejton Organizatën Studentore “Paqja Studentore” dhe njëkohësisht nënkryetar në Parlamentin Studentor, tha se saktësisht nuk e dinë, mirëpo sipas listës së konkurseve të shpallura në 2020 numri total i këtyre studentëve që kanë mbetur pa këto kartela është rreth tre mijë.

Sipas tij ky problem i përfshin të gjitha fakultetet e Universitetit të Prishtinës.

“Mos pajisja i përfshinë të gjitha fakultetet e studenteve të vitit të parë Bachelor që janë regjistruar ne afatin e dytë, dhe ata të vitit të parë në Master të vitit akademik 2020/21”, shtoi ai.

Arsyeja se pse këta student mbetën pa ID kartelë është mungesa e materialit.

“Shkaku kryesor është mos posedimi i materialit të ID-kartelave, problem i ngjashëm sikur që ishte me letërnjoftimet në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, tha ai.

Por ky premtoi se kjo problematikë do të tejkalohet së shpejti.

“Tani komunikova me menaxhmentin e UP-se dhe më thanë që tenderi që ishte shpallur tani më është i fituar nga një kompani furnizuese dhe për vitin 2021/22 gjithçka do t’i rikthehet normalitetit dhe të gjithë studentët do të pajisen me ID-kartelat e tyre studentore”, tha Azizi për Gazetën Infokus.

E në Organizatën Studentore “Unioni Demokratik Studentor” bënë me dije se ID-kartelat kanë qenë të kryera por me defekte të mëdha.

Për këtë edhe ishin refuzuar.

“ID kartelat janë porosit në kohën e duhur për studentët, por porosia ka ardhur gabimisht. Në ato ID- kartela nuk ka figuruar logoja e Universitetit të Prishtinës. Fakulteti i Filologjisë e ka refuzuar këtë material dhe ka kërkuar material të ri, në mënyrë që të jetë I njëjti si e gjithë studentëve të tjerë”, tha  Bleon Arifi anëtarë në Komisionin e Studimeve në Rektorat.

E mungesa e ID-ve u shkaktoi goxha telashe studentëve.

“I kanë vonuar shumë. Më tepër se që duhet me pretekstin që nuk kanë materiali. Shumë të pakujdesshëm edhe të painteresuar në ketë aspekt. Shpresoj që e rregullojnë ketë problem sa ma shpejt që është e mundur që të kemi mundësi ti shfrytëzojmë për nevoja tona” tha njëra nga studentet e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Frënge në Universitetin e  Prishtinës. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera