Fokus

Reagon Vjosa Osmani, nuk kërkova mbrojtje nga KFOR-i

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 29 June 2020

Nëpër media u publikua një lajm se kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar mbrojtje personale nga KFOR-i.

Madje, u tha edhe që në takim me ambasadorët e KUINT-it, ajo ju tha atyre që po tentohet shfuqizimi i Gjykatës Speciale, shkruan gazeta Infokus.

Por, këto i ka mohuar kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

-Advertisement-

Në një reagim zyrtar të Zyrës së Kryetarës së Kuvendit, thuhet që krejt këto raportime janë të pavërteta, shkruan gazeta Infokus.

“Lajmi i publikuar sot në portalin “Periskopi” dhe disa media të tjera se kinse Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani, ka kërkuar mbrojtje personale nga KFOR-i, është i pavërtetë. Po ashtu edhe citimi kinse nga takimi i saj me ambasadat e QUINT-it, është i pavërtetë. Ndaj,​ komplet lajmi është i pavërtetë. Kërkojmë nga mediat respektive që ta publikojnë demantin dhe ta largojnë lajmin nga portalet e tyre”, thuhet në reagimin e Zyrës së Kryetares së Kuvendit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera