Fokus

“Qe një muaj s’kemi pranuar asgjë nga prokuroria”, flet avokati i 18-vjeçares së vrarë në Ferizaj

Autori: Samire Jaha 16:53 | 21 September 2021

Hetimet për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmanit po vazhdojnë.

Në një prononcim për Gazetën Infokus avokati i familjes së të ndjerës Gazmend Rexhepi, ka thënë se qe një muaj ende nuk kanë pranuar asgjë nga prokuroria lidhur me këtë rast.

“Janë bërë gati tash një muaj dhe ende nuk kemi pranuar asgjë nga prokuroria”, tha Rexhepi për Infokus-in.

-Advertisement-

Ai shtoi se si përfaqësues i palës së dëmtuar janë në pritje të rezultateve të analizave të autopsisë, që e konstaton vdekjen e saktë të saj, shkruan Gazeta Infokus.

“Ende jemi në pritje. Nuk e dimë parimisht nëse ka ardhur raporti i autopsisë që e konstaton vdekjen e saktë, për arsye se na kanë thënë se ende nuk është e gatshme dhe se ajo do pak më shumë kohë që me u bë analiza laboratorike. Në momentin që na vjen raporti e kemi një pasqyrë më të qartë të vrasjes”, shtoi Rexhepi.

Në lidhje me këtë ngjarje avokati tha se kanë bërë kërkesë që në momentin që të dalë raporti i autopsisë të ju dorëzohet një kopje atyre.

Sa i përket vrasësit të 18-vjeçares, avokati tha se nuk është takuar me të për shkak se prokuroria ende nuk e ka marr në pyetje.

”Jo nuk me ka ra me e taku për shkak se ende nuk e ka marrë prokuroria në pyetje atë. Kurdo që ta merr prokuroria në pyetje, sigurisht që edhe ne si përfaqësues të palës së dëmtuar kemi të drejtë me qenë prezentë aty, normalisht nëse na pranon prokurori, që me pas mundësi që edhe ne me e sfidu me pyetje. Përndryshe, unë nuk jam takuar ndonjëherë me të”, tha ai.

Gazeta Infokus ka kontaktuar edhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jasharin ku tha se kanë përfunduar me informacionet e tyre.

“i kemi përfunduar, i kemi dhënë informacionet ne dhe s’kemi çfarë të bëjmë”, tha Jashari për Infokus-in.

Kujtojmë që Marigona Osmani pasditen e 22 gushtit u la pa shenja jete para Qendrës së Emergjencës në Ferizaj nga Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.

Të dy u arrestuan më vonë, njëri pas disa orëve e tjetri pas dy ditëve, në të njëjtën kohë kur qytetarë të shumtë po protestonin duke kërkuar dënimin maksimal për fajtorin./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera