Fokus

Policia jep detaje për plagosjen në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 11 January 2024

Një person është plagosur me armë zjarri sonte në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15 në rrugën “Bajram Bahtiri”.

-Advertisement-

Sipas Policisë, i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“M Rreth orës 20:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë që i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Ahmeti për Infokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!

Të tjera