Lajme

Revista argjentinase “Lagunas” shkrun për Shqipërinë: Destinacioni më i mirë për 2024

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 12 May 2024

Shqipëria si një destinacion turistik vijon të bëjë jehonë në mediat e huaja. Së fundmi revista argjentinase “Lagunas” e përshkruan vendin tonë si një parajsë që duhet zbuluar patjetër.

“Edhe pse mund të mos duket e besueshme, Deti i Karaibeve nuk është i vetmi destinacion ku mund të shijoni plazhet me ujëra kristal të pastër si ato të Republikës Domenikane, Kubës apo Meksikës. Përkundrazi, ekziston një vend me karakteristika të ngjashme në anën tjetër të Atlantikut. E njohur si “Karaibet e Evropës”, ​​Shqipëria”, shkruhet në artikull.

Sipas revistës argjentinase, Shqipëria ofron plazhe të virgjëra, peizazhe malore, kështjella dhe qytete plot histori, një ndërthurje e bukurisë natyrore dhe pasurisë kulturore që vështirë se mund t’i rezistoni.

-Advertisement-

“Lagunas” sugjeron se periudha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është nga maji në shtator.

Teksa e përshkruan Shqipërinë si një vend që ofron çmime shumë të lira, revista sugjeron pikat kryesore turistikë që duhet vizituar, ndërsa nis me Tiranën.

“Në Tiranë bëni një shetitje ne Sheshin Skënderbej, zemra e qytetit, Muzeun Historik Kombëtar dhe lagjen shumëngjyrëshe të Bllokut, i famshëm për jetën e tij të natës”, shkruan revista.

Sa i përket turizmit kulturor, media argjentinase sugjeron Beratin, qytetin e një mbi një dritareve, i cili për arkitekturën e tij unike, qyteti i vjetër është pjesë e trashëgimisë botërore dhe mbrohet nga UNESCO.

Një tjetër destinacion që duhet vizituar thotë revista “Lagunas” është edhe Parkun Kombëtar të Butrintit.

Në artikull përmendet më tej Riviera shqiptare, ku spikat plazhi i Ksamilit, i njohur për ishujt e tij të vegjël të aksessueshëm me not ose varkë, ujërat e kristalta dhe rërën e bardhë, perfekte për një arratisje të paharrueshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera