Lajme

Siljanovska sot merr detyrën si presidente e Maqedonisë së Veriut

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 12 May 2024

Pas inaugurimit të Siljanovskës në Kuvend, sipas njoftimit, në kabinetin e Presidentit do të mbahet ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës së presidentit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, pas së cilës do të takohet kokë më kokë me presidentin në largim, Stevo Pendarovski.

Siljanovska-Davkova hapi një kapitull të ri në historinë e vendit si gruaja e parë që mban këtë post të lartë.

Fituesja e zgjedhjeve presidenciale në Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, sot ë do të inaugurohet zyrtarisht si presidentja e gjashtë e vendit me një deklaratë solemne në Kuvend.

-Advertisement-

Inaugurimi i presidentes të sapozgjedhur do të bëhet në kuadër të seancës së 151-të të Kuvendit, në të cilën pika e vetme e rendit të ditës do të jetë ceremonia e betimit.

Pas ceremonisë në Kuvend, sipas njoftimit, në zyrën e Presidentit do të mbahet ceremonia zyrtare për dorëzimin e postit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake.

Në një deklaratë për media, Siljanovska-Davkova tha se ky akt gjithmonë i paraprinë shpalljes dhe shënon kurorëzimin formal të zgjedhjeve./KlanMaqedonia

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera