Lajme

Aksident i rëndë në Gjermani, pesë të lënduar nga përplasja e BMW-së për disa pemë

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 12 May 2024

Të dielën, në Gjermani një veturë e tipit BMW është përplasur për disa pemë, prej ku kanë mbetur të lënduar rëndë pesë persona.

Policia gjermane bën të ditur se shoferi humbi kontrollin kur parakaloi një makinë në një kthesë djathtas.

“Pak para një kthese në të djathtë, ai parakaloi një makinë. Me sa duket për shkak të shpejtësisë së madhe, makina ka dalë nga rruga në të majtë. Aty fillimisht u përplas me një shtyllë kufitare”, tha një zëdhënës i policisë, njofton Bild.

-Advertisement-

Në gjendeshin pesë persona të moshave 19 deri në 30 vjeç. Të gjithë u dërguan në spitalet e afërta me lëndime të rënda.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera