Fokus

Pandemia “godet” infermierët e Kosovës, ja sa u infektuan për 6 muaj

Autori: H. Smajli 17:01 | 30 September 2020

Që nga 13 marsi kur edhe u shfaq për herë të parë virusi COVID-19 në Kosovë janë infektuar 925 infermierë.

Kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë për Gazetën inFokus në të dhënat që kanë dërguar.

Sipas këtyre të dhënave pandemia ka prekur më së shumti infermierët e më pas mjekët, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Pozitiv me virus kanë rezultuar 1 mijë 595 raste, prej tyre 587 mjekë, 925 infermierë, 41 farmacistë, 17 teknik të farmacisë dhe 25 fizioterapeutë.

“Shumica prej tyre e kanë kaluar tashmë infeksionin, por sipas të dhënave të raportuara , ka pasur edhe 8 mjekë dhe 5 infermierë që e kanë humbur luftën me Covid-19”, thuhet në përgjigjen e MSh-së.

Deri më tani në Kosovë me COVID-19 kanë rezultuar 15 mijë e 574 raste ndërsa janë shëruar 13 mijë e 492 persona.

Raste pozitive janë edhe 1 mijë 457 ndërsa, nga virusi kanë humbur jetën 625 persona./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera