Ministria e Zemajt tregon për inFokus pse licencoi vetëm laboratorin e vajzës së Blerim Devollit
Autori: Hateme Smajli 16:56 | 31 August 2020
Testimet PCR për COVID-19 të cilat i bënte vetëm Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik me licencimin e laboratorëve privatë që u bë me 10 gusht, po i bën edhe laboratori “Medical & Laboratory Services SH.P.K” që është në pronësi të vajzës së Blerim Devollit.
Është i vetmi ky laborator privat që u licencua nga MSH-ja për kryerjen e këtij lloj testi, shkruan gazeta inFokus.
Këtë për inFokus e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë të cilët kanë thënë se dy laboratorë janë deklaruar se mund të kryejnë testet PCR për COVID-19 dhe është licencuar vetëm laboratori i vajzës së Blerim Devollit, duke mos treguar kështu emrin e laboratorit tjetër.
Edhe pse Gazeta inFokus ka kërkuar që të dijë se cili është laboratori tjetër që është deklaruar për të kryer testet PCR për COVID-19, Msh-ja nuk ka dhënë detaje.
Arsyetimi i MSH-së për mos licencimin e laboratorit tjetër është që sipas Inspektoratit Shëndetësor nuk ka plotësuar kushtet për kryerjen e testeve PCR.
“Bordi për Licencim te Institucioneve Shëndetësore Private ka licencuar 118 laboratorë privatë. Dy prej tyre kane deklaruar se do të ofrojnë testime për PCR. Njeri ka filluar, ndërsa tjetri nuk ka qene i gatshëm, me qe kur është inspektuar nga Inspektorati Shëndetësor nuk i ka pasur te gjitha pajisjet e deklaruara dhe as stafin e duhur profesional për t’i kryer këto lloj testimesh. Institucioni qe kryen testime me PCR sipas aplikacionit është: Laborator Mjekësor i Mikrobiologjisë Klinike & laborator Mjekësor Biokimik-Hematologjik “ Medical & Laboratory Services Sh.P.K “, me pronar Astrit (Gani) Haxhismajli”, thuhet në përgjigjen e MSh-së për inFokus.
Gazeta inFokus mëson se laboratori tjetër që ka deklaruar se mund të kryejë këto testime dhe se nuk i është dhënë licenca është ai i UBT-së me pronar, Edmond Hajrizin.
Sipas MSh-së për të gjitha llojet e testimeve janë licencuar gjithsej 118 laboratorë dhe do të lincensohen të gjithë ata që plotësojnë kushtet.
“118 laboratorë janë licencuar dhe do te licencohet secili qe i plotëson kushtet. Nuk ka laboratorë te tjerë qe kane aplikuar për PCR dhe që janë refuzuar. Janë refuzuar disa laboratorë te tjerë për testime serologjike, një numër i vogël”, thuhet në përgjigjen e MSh-së për inFokus.
Të tjera
-
Sot proteston SBAShK-u
Për 1 Maji-Ditën Ndërkombëtare e Punëtorëve do të protestohet. Sindikata e Ba...
-
Presidenti çek: Evropa duhet të përgatitet për zgjerim
Presidenti i Çekisë, Petr Pavel, ka mbështetur zgjerimin e Bashkimit Evropian...
-
34 vjet nga pajtimi i gjaqeve te Verrat e Llukës
Sot bëhen 34 vjet nga ngjarja e madhe për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës...
-
1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve dhe ky manifestim lindi ng...
-
Trump gjobitet 9 mijë dollarë, gjykatësi: Ai mund të burgoset nëse përsëritet shkelja e urdhrit
Gjykatësi, Juan Merchan, vendosi të martën se ish Presidenti Donald Trump shk...
-
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Bosnjën dhe Hercegovinën
Një tërmet i fuqishëm ka goditur zonën e Bosnjë-Hercegovinës rreth orës 05:38...
-
Tahiri: Raporti nuk e kushtëzon anëtarësimin e Kosovës në KiE me Asociacionin
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...
-
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Në fjalimin e tij të parë pas kthimit nga Nju Jorku, presidenti serb Aleksand...
-
Stoltenberg: Besimi i Ukrainës te aleatët e NATO-s është dëmtuar nga dështimet e dërgimit të armëve
Besimi i Ukrainës te aleatët e saj të NATO-s është “rënduar” për shkak të von...
-
Çitaku: Kryetari i PDK ka folur me partitë për shpërndarjen e Kuvendit, por VV diçka tjetër thotë, diçka tjetër mendon
Sekretarja e Përgjithshme në PDK, Vlora Çitaku, ka thënë se kryetari i partis...
-
Sami Lushtaku: Gati çdo ditë, në 2 ose 3 të natës shkoj të varret e shokëve
Në 25 vjetorin e rënies së Ilaz Kodrës, bashkëluftëtari i tij Sami Lushtaku k...