Fokus

Kurti përsëri nuk merret me raportin e SHBA-ve për Ujmanin, prioritet thotë se ka pandeminë

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 25 June 2021

Menaxhimi i pandemisë Covid-19, rikuperimi i pasojave ekonomike dhe reforma në administratën publike janë ndër prioritet kryesore të Qeverisë Kurti, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu tha kryeministri Albin Kurti në takimin e parë të Komitetit Drejtues të Kornizës së bashkëpunimit të Kombeve të Bashkuara për zhvillim të qëndrueshëm (UNSDCF) 2021-2025.

Kryeministri Kurti tha po ashtu se prioritet tjetër mbetet edhe fuqizimi i qeverisjes, sundimi i ligjit dhe transformimi ekonomik që reflekton për ta integruar Kosovën në BE.

-Advertisement-

“Për qëllim kemi të fokusohemi në dy prioritetet themelore, e para ka të bëjë me fokusin ndaj menaxhimit të pandemisë Covid-19 dhe të minimizohen pasojat dhe shëndeti i publikut. Dhe e dyta është që të fokusohemi në përmirësimin e pasojave të cilat janë shkaktuar në ekonomi nga pandemia, që kërkon mobilizimin e gjithë shtetit. Fuqizimi I qeverisjes dhe sundimit të ligjit, transformimi ekonomik dhe social janë po ashtu prioritetet kyçe për të siguruar gjithë përfshirje sociale për të gjithë qytetarët në Kosovë. Ky program reflekton orientimin e përgjithshëm të qeverisë sa I përket aspiratave tona drejt aderimit në Bashkimin Evropian”, theksoi Kurti.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, paradite ka deklaruar se ende nuk e ka lexuar raportin e ShBA-së për Liqenin e Ujmanit.

“Nuk e kam lexuar ende raportin, kemi ekipet që merren me këtë gjë, dhe pastaj do ta komentojmë”, ka deklaruar Kurti.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dorëzuan Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë studimin e fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, që ishte pjesë e Marrëveshjes së 4 Shtatorit 2020, që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë në prezencë edhe të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Me këtë marrëveshje synohej përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi. /Gazeta Infokus/

A e kryen amerikanët fizibilitetin për Ujmanin pa bashkëpunuar me Qeverinë e Kosovës?

Ja si do të duket menaxhimi i Liqenit të Ujmanit sipas  propozimit amerikan (Grafika)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera