Fokus

Ja si do të duket menaxhimi i Liqenit të Ujmanit sipas  propozimit amerikan (Grafika)

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 25 June 2021

Në Marrëveshjen e Uashingtonit, Kosova pranoi që ta përfshijë resursin më të madh ujor, Liqenin e Ujmanit për shfrytëzim të përbashkët me Serbinë.

Marrëveshja thotë se të dyja palët do të pajtohen të punojnë me Departamentin Amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

Më pas erdhi edhe studimi i fizibilitetit, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Qeveritë e Kosovës dhe ajo e Serbisë ende nuk kanë deklaruar nëse studimi i fizibilitetit mbi menaxhimin e përbashkët të Liqenit Gazivoda, i dorëzuar atyre nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 23 qershor, është i pranueshëm për ta.

Studimi i SHBA është bërë në bazë të Marrëveshjes së Uashingtonit për normalizimin ekonomik të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai propozon një zgjidhje për menaxhimin e përbashkët të Liqenit të Ujmanit, i cili ndodhet kryesisht në Kosovë, 9,2 kilometra katrorë, dhe një pjesë në Serbi me rreh  2.7 kilometra katror.

Model i propozuar për menaxhim të përbashkët të këtij liqeni është ai i Modelit të lumit Kolumbia, marrëveshje kjo që u arrit në 1961 dhe mbi bazën e së cilës u ndërtuan katër diga: tre në Kanada dhe një në shtetin Montana në Shtetet e Bashkuara.

Sipas këtij modeli, Organizimi i menaxhimit të liqenit të Ujmanit do të bëhet me katër Bordet të përbashkëta të përbëra me përfaqësues të dy shteteve, Njëri nga ta Bord i përhershëm dhe tre të tjerë profesional.

Dy shtetet do të kenë Koordinatorët dhe sekretarët e tyre të cilët do të jenë përgjegjës për Komitetin e përbashkët operativ dhe atë të Hidrometeorologjik.

Liqeni i Ujmanit, zyrtarisht menaxhohet nga ndërmarrja publike “Ibër – Lepenci” me selinë e saj në Prishtinë, por teknikisht ajo menaxhohet nga kompania serbe “Ibar”, me seli në Zubin Potok e cila aktualisht ka 55 të punësuar./Gazeta Infokus/

A e kryen amerikanët fizibilitetin për Ujmanin pa bashkëpunuar me Qeverinë e Kosovës?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera