Fokus

Kjo është pasuria e zëvendëskryeministrit të Kosovës Goran Rakiq

Autori: Halil Berisha 14:36 | 24 June 2020

Goran Rakiq nga Lista Serbe në Qeverinë Hoti ka postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës.

Por, Rakiq, nuk ka pasuri të deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit për vitin 2020, pasi deri tash nuk kishte pozitë në institucionet qendrore e as lokale, shkruan gazeta Infokus.

Megjithatë, një vit më parë, Rakiq ishte kryetar i Komunës së Mitrovicës Veriore, deri në momentin kur dha dorëheqje si shenjë revolte për taksën 100% dhe aksionin e Policisë në këtë pjesë të Kosovës ku edhe u arratis Milan Radojqiq.

-Advertisement-

Andaj, deklarimi më i fundit i pasurisë së Rakiq është bërë në këtë vit.

Rakiq në vitin 2019 kishte deklaruar tri banesa, që të trijat në pronësi të prindit të tij, shkruan gazeta Infokus.

Njëra 58 metra katror në vlerë prej 30 mijë eurosh, tjetra 75 metra katrorë në vlerë prej 25 mijë euro dhe banesa e tretë prej 38 metra katrorë dhe e vlerësuar 25 mijë euro.

Rakiq ka deklaruar edhe një tokë në emër të prindit e cila i ka 9.5 ari dhe vlerë prej 350 mijë eurosh.

Ndërsa, veturë të deklaruar e ka një Grand Cherokee me vlerë prej 10 mijë eurosh, shkruan gazeta Infokus.

Para të gatshme të mbajtura në institucione financiare, Rakiq në vitin 2019 i kishte deklaruar 50 mijë euro, të cilat i mban në Beograd.

Ndërsa ka deklaruar dy paga dhe një pension të nënës.

Pagën si Kryetar i Mitrovicës së Veriut, prej 1 mijë e 80 euro e 76 cent, një nga Fakulteti Ekonomik në Mitrovicë të Veriut prej 600 eurosh dhe penzionin nga nëna në vlerë prej 200 eurosh./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera