Fokus

Kjo është arsyeja që fermerët po derdhin qumështin në lumenj, shpejtë edhe protesta

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 11 September 2020

Prodhuesit e qumështit në Kosovë po paralajmërojnë protesta masive.

Kjo për shkak të telasheve që thonë se i kanë me vite të tëra, shkruan Gazeta Infokus.

Gazeta Infokus ka kontaktuar me Ramadan Memaj, Kryetar i këshillit Koordinues ndërmjet shoqatave.

-Advertisement-

Memaj i ka thënë Infokusit se po detyrohen që rreth 70 mijë litra në ditë qumësht ti derdhin.

“Arsyet e derdhjes janë të njëjta ato kanë ekzistu edhe më herët kemi bo edhe protesta, ato probleme nuk janë zgjidh është problemi i vajit kancerogjen që veç shëndetit është duke e falimentu edhe fermat e skoovës tash është momenti kulminant kemi tepricë diku 70 mijë litra në ditë e në pamundësi të shihtet duke u refuzuar tani nuk ka zgjidhje tjetër përpos atë ta derdhin”, ka thënë Memaj.

Lexo edhe:

E rëndë| Kështu po detyrohen fermerët kosovar të derdhin qumështin në lum

Memaj po thotë që i kanë njoftuar të gjitha institucionet relevante por deri tash nuk ka asgjë konkrete, shkruan Gazeta Infokus.

“Ne i kemi njoftu qe disa ditë e javë e muaj premtimet ishin të njëjta po si duket nuk po besojnë se problemi nuk po besojnë se ka arritur deri në këtë shkallë e si duket nuk po kanë guxim”, ka thënë Memaj për Infokus.

Megjithatë, Memaj ka thënë që tash ka disa hapa pozitivë.

“Nga dje kemi zhvillim nga ana e ministrisë së tregtisë dhe industrisë ende nuk e kemi pa nëse i plotëson kërkesat që faktikisht i kemi kërku edhe më herët, e nëse ato do ti plotësojnë kërkesat tona. Jemi në organizim një proteste të hënën ditën e hënë në ora 12”.

Por, për protestë thotë që nuk ju dha leja nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

“Ne kemi kërku leje nga policia e Kosovës por na u është refuzu, për shkak të pandemisë, kemi bisedu për alternativa tjera tash jemi në takim të këshillit koordinues do të shohim cilat janë mundësitë tona në këtë drejtim, nuk duam të bijmë ndesh ,me ligjin, por kjo të jetë një formë duke e njoftu edhe opinionin edhe qeverinë se qumështi është duke u derdhur e që janë skena të përditshme”.

“Nuk është problemi importuesin por përdoruesin, kemi përdorues, fabrika të qumështit vendore, të cilat në vend që ta blejnë këtë qumësht ata blejnë vaj të palmës e proteina të kinës. Në vend që të i ndihmohet vendit”, ka thënë për Infokus Memaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera