Fokus

Hyland tregon zgjidhjen që të rinjtë të mos ikin nga Kosova                                                        

Autori: Ermirë Berisha 22:54 | 01 July 2022

Ish–Drejtori Kombëtar Politik i Fushatës Elektorale për president, Christopher Hyland, ka thënë se nuk është një gjë e mirë që të rinjtë të largohen nga Kosova, shkruan Gazeta inFokus.

Hyland në një intervistë ekskluzive për emisionin N’Konak me Islam Morinën, ka treguar zgjidhjen duke shtuar se hapja e kompanive Hi-Tech, do t’i përfshinte rreth 100, 200, apo 1000 të rinjë Kosovarë.

“Dëgjoni, është një çështje shumë e vështirë, dhe se po ashtu po ndikon edhe në Bullgari, e cila ka normën më të lartë në Evropë të të rinjëve që largohen nga vendi, në fakt, nuk është gjë e mirë, ne duhet të marrim infuzionin e kompanive Hi-Tech këtu. Duhet të jenë të dyja, iniciativa në nivelin e prodhimtarisë, por se duhet të ketë iniciativë edhe në nivelin e Hi-Tech, duhet të angazhoheni në secilin nivel të teknologjisë së lartë, unë nuk jam një ekspert i Bitcoinit apo i teknologjisë dhe sidoqoftë nuk mund ta adresoj, por se po e përdori atë vetëm si tregues të dhjetëra mjediseve të Hi-Tech, ku mund të përfshihen 100, 200 apo 1000 të rinj kosovarë”, ka thënë Hyland.

-Advertisement-

Ai  madje ka treguar edhe idetë e tij kreative të cilat do t’i realizonte po të jetonte në Kosovë.

“Nëse unë tani do të isha në Kosovë, do të hapja një faqe interneti dhe do ta kisha si ndërmjetësim që shisja produkte të lavanderisë nëpër gjithë botën, këtë do të bëja unë, nëse do të mundja. Sepse e di, kam udhëhequr një kompani të Lavanderisë, dhe se e kam pasur të vështirë që të gjej një vend të duhur të lavanderisë për t’i shitur produktet e mia online, ato nuk janë shitur online, sepse nuk mund të gjeja lokacionin, pra unë po ju jap kosovarëve një ide, mendoj që të jenë paratë dhe dikush të dalë atje, dhe unë kam provuar ta bëj këtë disa vite më përpara vet. Do të dilja atje dhe do ta bëja këtë menjëherë, duhet të ketë këso ide kreative, duhet t’i ktheni ato dhe ju duhet vetëm t’i bëni ato”, shtoi Hyland për emisionin N’Konak./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera