Fokus

Detaje për skandalin e mishit në Pejë (Foto)

Autori: Anita Krasniqi 14:03 | 18 January 2019

Në fermën e S.Sh. në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë Policia kanë gjetur saktësisht 1089.40  kilogram mish dhe produkte të mishit në kushte johigjenike.

Policia gjatë aksionit ka zbuluar sasi të mëdha të mishit të prishur, i cili po bëhej gati të nxirrej në treg dhe t`u servohej qytetarëve për konsum.

Lamir Thaçi, zëdhënës në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, për gazetën inFokus ka thënë se sasia e mishit është gjetur në kushte të tmerrshme higjenike, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Në dy objekte të vogla,  në oborrin e shtëpisë është hasur në kafshën e copëtuar, si dhe në disa pajisje ftohëse të vjetruara (me korrozion). Aty është gjetur edhe  një sasi e konsiderueshme e produkteve të mishit të ngrira, tymosura në kushte jo të mira higjienike. Në kontroll organoleptik konstatohej se produkti kishte erë kundërmuese dhe pamja fizike ishte jo në rregull” ka thënë Thaçi.

Por sipas tij  e gjithë sasia e mishit dhe produkteve të mishit të gjetur është asgjësuar.

“E gjithë sasi e mishit dhe produkteve të mishit të gjetur është asgjësuar. Asgjësimi është kryer në mjetin transportues të kompanisë se higjienës publike në prani të Policisë” ka shtuar Thaçi për inFokus.

Lidhur me këtë rast Prokuroria ndaj njërit prej tre personave të arrestuar kërkoi edhe masën e paraburgimit.

I dyshuari S.SH. pritet të dal para Gjykatës për caktimin e masës.

Sipas të dhënave, gjatë vitit 2018 inspektorati veterinar i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar 150 mijë  kilogram  mish dhe nënprodukte të mishit. Në rastet kur artikujt janë gjetur në treg të ekspozuara dhe të cilat kanë qenë të pa përshtatshme për konsum/Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera