Fokus

Gjendet i vdekur një 47-vjeçar në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 04 December 2022

Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se një person është gjetur pa shenja jete i shtrirë në krevat në shtëpinë e tij në Pejë, e ku vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi I policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.

Ai tha se rasti në polici është hapur si “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i 47-vjeçarit është dëguar në IML për obduksion.

-Advertisement-

“Me datë 03.12.2022, Policia është informuar se në rrugen ” Shtjefën Gjeqovi” në Pejë, një person është i shtirë në shtpinë e tij në krevat dhe dyshohet se është pa shenja jete. Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, gjithashtu edhe autoambulanca dhe nga mjeku kujdestar është konfirmuar se viktima mashkull 47 vjet është pa shenja jete, në vendin e ngjarjes ka arritur edhe Prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për Obduksion, dhe rasti cilësohet ” Hetim i Vdekjes””, deklaroi  Rugova për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera