Fokus

Fushë Kosovë/ Me veturë zyrtare 4Z rrezikon qytetarët në komunikacion, vozit pa drita në mjegull

Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 22 December 2022

Një vozitës me veturë zyrtare 4Z,  është parë duke mos respektuar rregullat e komunikacionit në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai konkretisht është parë duke vozitur veturën e tij në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, pa dritat e ndezur të veturës duke rrezikuar kështu veten por edhe të tjerët në komunikacion.

Rrezikun po ashtu e shton edhe paraqitja e mjegullave në vendin tonë.

-Advertisement-

Në disa pamje të siguruara nga Gazeta Infokus, shihet se vozitësi i veturës ka pasur ndezur vetëm dritat përpara dhe dritat e stopit por jo edhe ato mbrapa.

Ndryshe nga Policia e Kosovës një muaj më parë kanë dhënë edhe disa udhëzime se si të vozitet në paraqitjen e mjegullave.

Përmes një njoftimi kishin treguar se vozitësit duhet të ndezin dritat e mjegullës, pasi mjegulla mund të krijojë iluzion optik dhe mbajtja në kontroll e shpejtësisë së lëvizjes./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni pamje të siguruara nga Gazeta Infokus e ku ky vozitës nuk i është përmbajtur as rregullave por as udhëzimeve të Policisë së Kosovës:


Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera