OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 27 April 2024
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza Shala.
Sipas OVL-UÇK-së, asamblistja Shala ka ofenduar kryesuesit e kësaj organizate dhe është munduar ta politizojë çështjen, “duke nxitur përçarje mes OVL-UÇK-së dhe kryetarit të komunës, Ardian Gjini.
“Nuk është hera e parë qe e njëjta paturpshëm mundohet ta falsifikojë historinë. Kohë më parë e njëjta është munduar të manipulojë me emrin e rrugës së dëshmorit Xhafer Shala në Rugovë të Hasit, duke tentuar paturpësisht dhe duke falsifikuar dokumente rrugën e njëjtë ta emërojë në emër të gjyshit të vet (dokumentet e njëjta i disponon OVL e UÇK-së dega në Gjakovë)” thuhet në reagim.
Ky është reagimi i plotë:
REAGIM
Reagim Kundër deklaratave te papërshtateshme dhe te pavërteta te asambleistes se VV-së Mimoza Shala. Ne mbledhjen e asambles te kk Gjakovë lidhur me çështjen e dëshmorëve te komunës se Gjakovēs e njëjta pa pik turpi duke e politizuar ket çështje sulmon OVL-UÇK-së dega ne Gjakovë dhe kryetarin e degës z.Sadri Hoxha luftetar i orëve te para te UÇK-së ish zv.komandant Kompanije ne Brigaden “132 Myrt Zeneli” dhe bashkëluftar i Hëronjeve Sadri Zeneli, Naser Brahimaj , Myrt Zeneli , Driton Zeneli , Agim Zeneli etj. Gjithëashtu e njëjta mbrëm ne nje komunikatë ne fb , pa pik turpi mundohet ta politizoj edhe me tej këtë çeshtje duke shpifur me te pavërteta dhe duke nxit përqarje ne mes te OVL-UÇK dhe Kryetarit Z. Ardian Gjini.
Nuk është hera e parë qe e njëjta paturpshem mundohet ta fallsifikoj historinë, koh me parë e njejta është munduar te manipuloj me emrin e rruges se dëshmorit Xhafer Shala ne Rugov te Hasit duke tentuar paturpsisht dhe duke fallsifiku dokumnte rrugen e njejtë ta emroj ne emer te gjyshit te vetë ( dokumentet e njejta i disponon OVL e UÇK-së dega ne Gjakovë) .
Gjithashtu ja bējme me dije të njëjtës dhe gjith akterve tjer politik duke ua terhek vërejtjen larg duart nga dëshmorët dhe mjaft më më shpifje e përqarje, dëshmorët janë të shenjtë dhe vlera më sublime e kombit tonë. Gjithashtu ja kujtojmë të njëjtes se OVL e UÇK-së dega ne Gjakovë ja jep mbeshtetjen e plotë Kryetarit Ardian Gjini dhe eprorve te Brigades “137 Gjakova” lidhur me çeshtjen ne fjalë.
Me respekt Kryesia e OVL- UÇK-së dega Gjakovë.
Të tjera
-
Shumë pushime për shkak të festave zyrtare, kërkohet ndryshimi i Ligjit
Në vitin 2024 qytetarët e Kosovës do të pushojnë në 12 ditë brenda ditëve të ...
-
Deputeti i VV’së: Tokat e Manastirit nuk kthehen, por Asociacioni nuk bëhet
Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, e ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare duke ...
-
Parashikimi i motit për ditën e sotme
Gjatë ditës së premte mbi Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me inte...
-
Kusari-Lila: Borrelli e Lajçaku s’kanë lejuar që qeveria ta hartojë konceptin e Asociacionit
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë ...
-
Imami kosovar thirrje Kurtit e Haxhiut: Lejoni shamitë në shkolla!
Imami Kosovar Labinot Maliqi, përmes një postimi ne facebook i ka bërë thirrj...
-
Besnik Tahiri: Nëse e bën këtë, unë i them hallall të koftë Albin Kurti
Shefi i GP-së së AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur i pakënaqur me punën e...
-
Marëdhënie në nivel strategjik
Kina deklaroi ngritjen e marrëdhënieve me Hungarinë Serbinë mbi nivelin e par...
-
Përbërja e re e Kuvendit të RMV-së do të jetë me 30 deputetë shqiptarë
Përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të ketë 30 deputetë shqip...
-
Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Radoiçiqit, fituan miliona euro
Mbi 23.5 milionë euro. Kaq fituan tri kompani ndërtimi në Serbi, të cilat gje...
-
Kurti: Vazhdojnë të mblidhen dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar drejtorin ekzekutiv të Institut...
-
Gjenerali amerikan merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë
Gjeneral brigade Arthur J. Garffer nga ushtria amerikane ka marrë zyrtarisht ...
-
Bajrami – Gërvallës: S’mbulohën dështimet në politikën e jashtme me të pavërteta për ekonominë e Kosovës
Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka reaguar, min...