Flasin deputetët e LVV-së, a janë pro apo kundër qeverisë që nuk po i ekzekuton pagat për mësimdhënësit
Autori: Samire Jaha 14:59 | 04 October 2022
Katër deputetë të partisë në pushtet janë deklaruar publikisht kundër qeverisë dhe vendimit të tyre për të mos i ekzekutuar pagat për mësimdhënësit për muajin shtator, shkruan Gazeta Infokus.
Deputeti i kësaj partie, Jahja Kokaj ka thënë për Gazetën Infokus se është kundër vendimit për të mos i paguar mësimdhënësit që ishin në grevë, madje ai ka thënë se duhet të rriten pagat në arsim.
“Shikoni unë jam për me u dhënë paga sa më të shtrenjtë mësimdhënësve të të gjitha niveleve. Unë jam për më ju dhënë paga sa më të shtrenjta mësimdhënësve se unë vetë jam mësues. Prandaj, konsideroj se puna e mësuesit është shume me relevancë, rëndësi, për arsye se ai ndërton personalitete. Përderisa inxhinier ndërton objekte, makina, ndërtimtari palos tulla etj, tjetri shtron asfalte, çështja e ndërtimit të personaliteteve është ardhmëria e kombit andaj e konsideroj dhe jam i bindur thellësisht unë si mësues, ndoshta po gaboj mos ma shihni për kusur, unë mendoj shpirtnisht, seriozisht në mënyrë kognitive me vetëdije që mësuesi ka rëndësinë kryesore krahas mjekut. Zoti shpëton jetën, por mjeku është do më thënë kontribuon, a mësuesi ndërton personalitete, që i bie e ndërton ardhmërinë tonë. Unë jam i interesuar me ua rritë rrogën sa ma shumë arsimtarëve, jo pse unë jam mësues, por pse mendoj që relevanca e tyre është shumë me rëndësi”, deklaroi Kokaj për Infokus.
E kundër këtij vendimi të qeverisë gjatë ditës dolën edhe tre deputetë të tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Fillimisht deputeti, Eman Rrahmani nga LVV-ja ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ku ka kërkuar qe pagat të procedohen mirëpo orët e humbura të zëvendësohen.
Më pas edhe deputeti tjetër i partisë në pushtet, Alban Bajrami, ka thënë se mësimdhënësit nuk duhet lënë pa paga.
Ndërsa deputeti tjetër i kësaj partie, Fatmir Humolli ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti po dëshiron që mësimdhënësit të kthehen në grevë që të destabilizojë gjendjen në vend, madje ka shtuar se kjo qeveri duhet të rrëzohet.
Mirëpo ka edhe deputetë të kësaj partie të cilët po i qëndrojnë mbrapa deklaratave të Ministrisë së Arsimit e të Zyrës së Kryeministrit, që grevistët nuk do të kompensohen duke u thirrur në ligjin për grevat.
Deputeti nga radhët e partisë Lëvizja Vetëvendosje, Arbër Rexha në një prononcim për Gazetën Infokus, tha se qëndron pas vendimit të partisë së tij.
“Unë qëndroj qëndrimit që e ka dhënë Lëvizja Vetëvendosje, shefja e grupit parlamentar dhe Hekuran Muratit”, deklaroi shkurt deputeti Rexha për Infokus.
Të njëjtën gjë e që duhet të bazohet ligji ka thënë edhe deputetja Adriana Matoshi.
Ajo duke mos pranuar që të komentojë shumë për këtë çështje, ka thënë se edhe në këtë rast duhet të zbatohet ligji.
“Unë mendoj që ligji duhet me u zbatu, kaq”, ka thënë shkurt ajo për Infokus.
Të tjera
-
Tahiri: Cenimi i vlerave demokratike nuk do të përsëritet në qeverisjen e Bedri Hamzës
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë një deklaratë p...
-
Turistë të sufllaqeve dhe marketeve, të huajt në Shqipëri shpenzuan më pak e shëtitën më shumë
Numri më i lartë i të huajve se në 2023 që vizituan Shqipërinë në gjysmën e p...
-
Kosova shpreh gatishmëri për ta ndihmuar Çekinë e cila po përballet me vërshime
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka shprehur gatishmërinë e K...
-
Al Jazeera raporton për hapjen e Urës së Ibrit, thotë se QUINT-i dhe KFOR kundërshtuan fortë
Çështja e hapjes së Urës së Ibrit, çdo herë merr vëmendjen e mediave ndërkomb...
-
Kurti shkon për vizitë te familja e Mikullovcit në përvjetorin e vdekjes: I paharruar e i nderuar gjithmonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka shkuar në vizitë familjes së të ndje...
-
Haradinaj kujton Betejën e Kaqanollit: Ishte ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Vulin: S’duhet të anëtarësohemi në BE nëse na kërkohet njohja e Kosovës, duhet të forcohemi ushtarakisht
Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandar Vulin ka kërkuar që rruga e Serbisë...
-
Pesë të lënduar në aksidentin në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, dy automjete të përfshira
Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mesditë ndërmjet dy au...
-
Rama paralajmëron bizneset për vitin tjetër: S’ka plazhe për restorantet, shezllone për hotelet vetëm për aq sa kanë dhoma
Nga viti tjetër turizmi shqiptar do jetë përballë ndryshimeve thelbësore. Kry...
-
Kurti: Pabarazia gjinore të luftohet, e kemi obligim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se çdo diskriminim ndaj grave du...
-
“Shkoni hapeni Urën pa KFOR-in”: Ramadani reagon pas sulmeve që Feraj i Kurtit i bëri Haradinajt
Hysamedin Feraj, i njohur për logjikë të pervertuar në komentimin e ngjarjeve...
-
Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e ardhshme
Në Kosovë për pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell, vranësira të sh...