Fokus

Matoshi tregon a është pro apo kundër vendimit të qeverisë për ti lënë pa paga mësimdhënësit

Autori: Elvira Haxhiu 14:29 | 04 October 2022

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, lidhur me procedimin e pagave për mësimdhënësit ka thënë se duhet të veprohet në bazë të ligjit.

Ajo në një prononcim për Gazetën Infokus, nuk ka pranuar që të komentojë shumë për këtë çështje, mirëpo ka thënë se edhe në këtë rast duhet të zbatohet ligji.

“Unë mendoj që ligji duhet me u zbatu, kaq”, ka thënë shkurt ajo për Infokus.

-Advertisement-

E në po të njëjtin ligj po thirret edhe qeveria, në arsyetimin e saj se pse nuk janë ekzekutuar pagat për muajin shtator për mësimdhënësit. Derisa sot gjatë ditës përsëri nga zyra e kryeministrit, zëdhënësi i kësaj zyre, Përparim Kryeziu ka deklaruar se do të ketë kompensim vetëm për punë dhe jo për grevistët.

Derisa të martën tre deputetë nga radhët e partisë në pushtet kanë dalë kundër Qeverisë, duke thënë se pagat e mësimdhënësve duhet të ekzekutohen.

Fillimisht deputeti, Eman Rrahmani nga LVV-ja ka reaguar përmes një postimi në logarinë e tij në “Facebook” ku ka kërkuar qe pagat të procedohen mirëpo orët e humbura të zëvendësohen.

Më pas edhe deputeti tjetër i partisë në pushtet, Alban Bajrami, ka thënë se mësimdhënësit nuk duhet lënë pa paga.

Ndërsa deputeti tjetër i kësaj partie, Fatmir Humolli ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti po dëshiron që mësimdhënësit të kthehen në grevë që të destabilizojë gjendjen në vend, madje ka shtuar se kjo qeveri duhet të rrëzohet.

LEXO: Deputeti i LVV-së i del kundër partisë: Pagat duhet të procedohen për mësimdhënësit

LEXO: Ky është deputeti tjetër i VV-së që del kundër Qeverisë për pagat

LEXO: Humolli i VV-së: Kurti përmes grevistëve po kërkon destabilizim të vendit – Kjo qeveri po vepron sikurse të ishte në mars, duhet rrëzuar

Kujtojmë janë bërë 4 ditë që muaji tetor ka filluar dhe mësimdhënësit ende nuk kanë marrë pagat e tyre për muajin shtator. Kryetari i SBASHK-ut në një prononcim për Gazetën Infokus ka thënë se do të presin vetëm deri nesër ashtu siç është edhe në bazë të ligjit, procedimi i pagave.

E sipas të parit të SBASHK-ut nëse qeveria nuk i ekzekuton pagat atëherë gjendja e rëndë në arsim do të thellohet madje ka paralajmëruar kthim të mësimdhënësve në grevë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera