Fokus

Edhe kjo ndodhë në Kosovë: Emergjenca ndan dhoma për VIP

Autori: Doresa Geci 18:56 | 19 June 2019

Klinika e re Emergjente e cila ka filluar të ndërtohet në oborrin e QKUK-së ka një mori problemesh të evidentuara, por e ka edhe një të mirë për ata që vlerësohen të rëndësishëm në Kosovë.

Në bazë të projektit të përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë në këtë klinik është paraparë të ketë edhe dhoma për VIP (Persona shumë të rëndësishëm).

Por ndërtimi i kësaj dhome, sipas Engjëll Duzhmani, ekspert i kompanisë, “Coning”, e cila merret me vlerësimin e objekteve shëndetësor, e që e njëjta ka ka hartuar edhe raportin vlerësues edhe për objektin e emergjencës, rrezikon edhe jetën e VIP-ve.

-Advertisement-

“Ne emergjencë nuk është e parapare të ketë dhoma për VIP sepse emergjenca nuk është për VIP është për shpëtimin e jetës së personit. Për ketë është ngatërruar emergjenca, me spitale. Dallon kur spitali mund të ketë një dhomë për VIP persona. Unë konsideroj që për emergjencë nuk ka nevojë. Në këtë rast tu dashtë me nda prej pacienteve tjerë, ja rrezikon jetën edhe VIP-së”, ka thënë Duzhmani për Gazetën inFokus.

Kjo klinikë ka qenë e paraparë të vihet në funksion në qershor të këtij vitit, mirëpo pacientët nuk do të kenë mundësi të shërohen në sallat e kësaj klinike edhe për shumë muaj.

LEXO EDHE: Kështu duket emergjenca skandaloze e Uran Ismailit

Në bazë të një raporti të cilën e posedon Gazeta inFokus, objekti nuk mund të kryej funksionin e Klinikës Emergjente.

LEXO EDHE: Detaje për emergjencën skandaloze të Uran Ismailit

Kjo pasi që në bazë të parametrave të ndërtimit, klinika e re nëse funksionalizohet siç është tani, rrezikon jetën e pacientëve dhe personelit mjekësor.

Hapësirat e sallave, vendosja jo e duhur e sistemit të trajtimit të ajrit, mos ndarja e zonave me mure me qëndrueshmëri ndaj zjarri janë disa nga problemet të cilat i ka paraqitur ky raport.

Për krejt këto defekte Ministria e Shëndetësisë ka akuzuar kompaninë punë kryese për mos kryerjen e punës siç duhet.

““Punë-kryesi “Al Trade” si përgjegjës për realizim të punimeve mbi bazën e kontratës së nënshkruar– nuk ka ofruar dinamikë të kënaqshme të punimeve, nuk ka ofruar një bashkëpunim mbi vlerat profesionale mbi të cilat ishte vlerësuar në proceset e përzgjedhjes dhe në proces e sipër ka ngadalësuar procesin e punimeve”, thuhet në përgjigjet e MSH-së.

Por menaxheri i Kompanisë që ka ndërtuar objektin “Al Trade”, Leonit Gecaj i mohon këto akuza duke treguar se i ka dërguar një raport Ministrisë së Shëndetësisë që në vitin 2018 me vërejtje për realizim të punimeve. Por sipas tij, ky institucion nuk ka marrë as një hap për të ndryshuar gjendjen.

“Autoritetit kontraktues e ka raportin që nga viti 2018 dhe ende nuk ka dhënë as një koment në lidhje me zgjidhjen apo trajnimin e atyre problemeve të cilat nuk janë vetëm teknike por problem të cilat ndikojnë direkt dhe në funksionin e objektit”, ka thënë Gecaj për gazetën inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera