Fokus

Kështu duket emergjenca skandaloze e Uran Ismailit

Autori: Doresa Geci 19:05 | 18 June 2019

Mbi 8.1 milionë euro u investuan në ketë objekt, i cili fillimisht u mendua për Klinikë Emergjente.

Por, po del se nuk është i përshtatshëm për t’i kryer shërbimet për të cilat është destinuar, shkruan Gazeta inFokus

Kjo pasi që në bazë të parametrave të ndërtimit, klinika e re nëse funksionalizohet siç është tani, rrezikon jetën e pacientëve dhe personelit mjekësor.

-Advertisement-

Sipas raporti të cilën e ka bërë kompania që merret me vlerësimin e objekteve shëndetësor “Coning” , ky objekt ka një mori problemesh.

Ekspert i Kompanisë Coning, Engjell Duzhmani ka thënë për Gazetën inFokus se organizimi i brendshëm i objektit të Klinikës Emergjente dhe parashikimi i paisjeve që do të përdorën brenda këtij objekti sidomos pjesa e ventilimit është kritike dhe nuk është sipas standardeve.

“Duke analizuar prej hyrjes në objekt organizimi i brendshëm edhe parashikimi i paisjeve që do të përdorën brenda objektit sidomos pjesa e ventilimit është jashtëzakonisht kritike e cila ka një rol të rëndësishëm për largimin e infeksioneve dhe nuk është sipas standardeve dhe ajo është vetë burim i infeksioneve”.

Për krejt këto defekte Ministria e Shëndetësisë ka akuzuar kompaninë punë kryese për mos kryerjen e punës siç duhet.

““Punë-kryesi “Al Trade” si përgjegjës për realizim të punimeve mbi bazën e kontratës së nënshkruar– nuk ka ofruar dinamikë të kënaqshme të punimeve, nuk ka ofruar një bashkëpunim mbi vlerat profesionale mbi të cilat ishte vlerësuar në proceset e përzgjedhjes dhe në proces e sipër ka ngadalësuar procesin e punimeve”, thuhet në përgjigjet e MSH-së.

LEXO EDHE: Ekskluzive: Objekti i ri i Emergjencës rrezikon pacientët dhe mjekët, Uran Ismailit i shkojnë huq 8.1 milionë euro

Por menaxheri i Kompanisë që ka ndërtuar objektin “Al Trade”, Leonit Gecaj i mohon këto akuza duke treguar se i ka dërguar një raport Ministrisë së Shëndetësisë që në vitin 2018 me vërejtje për realizim të punimeve. Por sipas tij, ky institucion nuk ka marrë as një hap për të ndryshuar gjendjen.

“Autoritetit kontraktues e ka raportin që nga viti 2018 dhe ende nuk ka dhënë as një koment në lidhje me zgjidhjen apo trajnimin e atyre problemeve të cilat nuk janë vetëm teknike por problem të cilat ndikojnë direkt dhe në funksionin e objektit”, ka thënë Gecaj për gazetën inFokus

Derisa Ministria dhe kompania ndërtuese shtyhen se kush është fajtori, siç edhe shihet, Objekti i ri i Klinikës Emergjente që ka filluar të ndërtohet në vitin 2016 dhe qenë e paraparë të vihet në funksion në qershor të këtij viti ka mbetur në këtë gjendje./GazetainFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera