Fokus

Detaje të reja nga vetëaksidenti me traktor në Malishevë, viktima dhe i lënduari janë të mitur

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 01 November 2023

Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një vetëaksident me traktor në Malishevë ku si pasojë ka vdekur një person i cili është i mitur e poashtu edhe i lënduari që është dërguar për trajtim në QKUK është i mitur, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai tha se pas informacioneve zyrtare është bërë e ditur se personi i vdekur por edhe i lënfuari janë të mitur.
“Sapo pranova njoftim zyrtar se viktima në aksident trafiku është i mitur, i lindur në vitin 2006. Po ashtu i mitur është edhe i lënduari i cili është dërguar në QKUK”, ka deklaruar Elezaj.
<span;>Ndryshe nga njoftimi paraprak, Elezaj ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar.

“Rreth orës 14:00 është raportuar aksident trafiku në fshatin Ngucat- Malishevë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një traktori dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi të dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë një person mashkull ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes,  ndërsa një tjetër është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore. Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë Elezaj./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera