Lajme

Rohde për të pagjeturit: Keqardhje që s’është bërë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 27 April 2024

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në Ditën Kombëtare për Personat e Zhdukur, ka thënë se ndjen keqardhje që nuk është bërë progres në tre vitet e fundit për shkak të bllokadës politike.

Rohde potencon se ka ende nevojë për veprim për fatin e të pagjeturve.

“Bashkohem në solidaritet me familjet e personave të zhdukur në Ditën e Sotme të Personave të Pagjetur. 25 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ka ende nevojë për veprim dhe shumë fate mbeten të panjohura. Më shumë se keqardhje që nuk është bërë asnjë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike”, shkroi Rohde në X.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera