Fokus

Deputeti gjerman: Kurti duhet të zbatojë Asociacionin, është marrëveshje e nënshkruar

Autori: Gazeta inFokus 19:38 | 17 March 2023

Deputeti gjerman, nga radhët e CDU-së, Knut Abraham, ka thënë që pret nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ai në një intervistë ekskluzive për Gazetën Infokus ka thënë Asociacioni është në të mirë të Kosovës dhe duhet të zbatohet.

“Për më tepër, asociacioni i komunave me shumicë serbe ishte tashmë një element i Marrëveshjes së parë të Brukselit në vitin 2013. Është në interesin e Kosovës që të mbrohen serbët dhe pakicat e tjera. Shumë nga këto janë tashmë në kushtetutë. Është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës, përfshirë serbët e Kosovës, që Kosova të jetë funksionale. Dhe se të drejtat e gjera të pakicave të respektohen. Në këtë këndvështrim, unë gjithashtu shpresoj se Kosova së shpejti do të bëjë përparim drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Pastaj Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut mund t’i sigurojë minoritetit serb mbrojtje shtesë të të drejtave të tyre”, ka  thënë deputeti Abraham për Gazetën Infokus.

-Advertisement-

Lexoni artikullin e plotë:

Ekskluzive/ “Ofertë tërheqëse nga BE-ja”: Deputeti gjerman flet për takimin në Ohër, a pritet të ketë një marrëveshje finale Kosovë – Serbi?

Lexo edhe:

A do të nënshkruhet një marrëveshje historike Kosovë – Serbi të shtunën në Ohër? Flet deputeti gjerman

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera