A do të nënshkruhet një marrëveshje historike Kosovë – Serbi të shtunën në Ohër? Flet deputeti gjerman

Autori: Gazeta inFokus
18:45 | 17 March 2023
Deputeti i Bundestagut gjerman nga CDU-ja, Knut Abraham, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Infokus, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk duhet të humbasë këtë mundësi dhe ti ofrojë Kosovës dhe Serbisë një ofertë tërheqëse që nuk do të mund ta refuzonin.
“Nënshkrimi i marrëveshjes në prill 2013 ishte kusht që Këshilli Evropian të fillonte bisedimet e anëtarësimit me Serbinë në qershor 2013 dhe të niste negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën. Megjithatë, një dekadë më vonë, pjesë të këtyre marrëveshjeve – përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë – nuk u zbatuan kurrë. Pjesët tjera u zbatuan, por më pas u shembën përsëri, kur në nëntor 2022, shumica e serbëve të Kosovës u tërhoqën nga institucionet e Kosovës. Prandaj është e paqartë se çfarë do të ndodhë dhe nëse një marrëveshje e re do të zbatohet. Sidomos, pasi këtë herë nuk ka oferta të besueshme nga BE-ja”, ka thënë deputeti gjerman.
Ai duke komentuar takimin që pritet të mbahet nesër me 18 mars në Ohër në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se edhe nëse ka një marrëveshje duhet të ketë siguri që ajo të zbatohet, e këtë mund të bëjë BE-ja përmes një oferte që do të ishte intergrimi i të dy shteteve në tregun e BE- së.
Ai e quan një “ngërç të rrezikshëm” ngrirjen e procesin të anëtarësimit në BE për Serbinë dhe Kosovën mirëpo për shkak të kësaj edhe nëse arrihet një marrëveshje në Ohër mbetet në pikëpyetje nëse do të zbatohet.
“Sot jemi në një situatë ku rruga e anëtarësimit në BE të Kosovës dhe Serbisë është de-fakto e ngrirë. Serbia është e bllokuar dhe Kosova nuk është as pjesë e procesit. Ky është një ngërç i rrezikshëm. Kjo është arsyeja pse në shtator 2022, në dritën e tensioneve në rritje, Franca dhe Gjermania propozuan një “marrëveshje historike në rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Marrëveshja përmban shumë pika të rëndësishme si “paprekshmëria e kufijve dhe respektimi i integritetit dhe sovranitetit territorial dhe mbrojtja e kombëtares”. Megjithatë, pyetja e madhe është, a do të arrihet nesër në Ohër një marrëveshje dhe plan zbatimi dhe a do të zbatohet në muajt në vijim. Që kjo të ndodhë, BE-ja duhet të bëjë një ofertë konkrete për avancimin e integrimit të bazuar në merita si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, e cila do të ishte optimale për të dyja vendet. Ashtu si në vitin 2013, një ofertë e besueshme dhe tërheqëse nga BE-ja, mund t’i detyronte të dyja vendet të mbështesin një marrëveshje të tillë”, ka thënë ai./Gazeta Infokus/
Lexo artikullin e plotë:

Të tjera
-
Hoxhaj: Kur Kurti tha se ka Asociacion vërtetoi mashtrimin që e ka bërë në 13 vitet e fundit
Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj ka komentuar deklaratën e djeshme të kryemini...
-
Sllovakia ia dërgon Ukrainës katër avionët e parë luftarakë MiG-29
Sllovakia ia ka dorëzuar Ukrainës katër avionët e parë luftarakë MiG-29, nga ...
-
Ambasadori amerikan në BE: E rëndësishme që Kosova ta zbatojë propozimin evropian
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bashkimin Evropian, Mark Gi...
-
Ambasadori Hill: Po bisedohet për një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit, për të sqaruar disa gjëra
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se Asociacioni i komunave...
-
Hoti: Koalicioni Kurti-Osmani i mashtroi njerëzit, duhet të dalin edhe njëherë para qytetarëve
Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti thotë se qytetarët e Kosovës janë mashtruar ...
-
Abdixhiku, Kurtit: LDK është lumë vet dhe i fuqishëm
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka reaguar kryem...
-
Kuçi: Me protestë e kërkojmë dorëheqjen e Kurtit
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, sonte në emisionin “Rubikon” me Adriatik Ke...
-
Paçarizi: Serbët dolën nga institucionet sepse Kurti donte të bënte filma me targa
Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka folur për situatën që është krijuar me...
-
Abdixhiku: Nuk e kam pritur që vjen dita të bëhen bashkë kundër meje e LDK-së Skender Hyseni dhe Albin Kurti
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është përgjigjur ish-zyrtarit të LDK-së,...
-
Gashi, Kurtit: Keni shkelur Zajednicën për të ndërtuar autonomi territoriale
Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së e mori fjalën në seancën plenare të Kuve...
-
Raci: Nuk duhet që Kuvendi i Kosovës të bëhet si Kuvendi i Shqipërisë
Analisti politik, Gazmir Raci, deklaroi se nuk do që Kuvendi i Kosovës të bëh...
-
Kthimi kah Kibla, zhegrasit u falën gabim me dekada
Banorët e Zhegrës së Gjilanit, për disa dekada kur u falën nuk u kthyen kah k...