Sport

Çmimet e FFM-së: Dominoi KF Shkëndija

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 22 December 2018

Skuadra e Shkëndijës grumbulloi të gjithë çmimet në vitin kalendarik 2017/18, duke u shpallur edhe ekipi më “fair play” në futbollit vendor.

Besart Ibraimi arkëtoi dy çmimet kryesore të manifestimit të përvitshëm të FFM-së, ku zgjidhen më të të mirët nga futbolli elitar.

Sulmuesi i Shkëndijës, arkëtoi çmimet e golashënuesit më të mirë dhe futbollistit më të mirë në Maqedoni. Skuadra tetovare ishte dominuese edhe në çmimet e tjera, duke marë edhe çmime e trajnerit të viti në kategorinë juniore (Bekim Osmani) dhe atë seniore (Qatip Osmani), ndërsa Enis Fazlagiq solli çmimin e futbollistit më të mirë të rinj. Ndërkohë Goran Pandev morri çmimin për kontribut të veçantë në futbollin elitar.

-Advertisement-

Çmimet që ndau FFM për sezonin 2017/18

Golashënuese më e mirë – Yllza Maksuti

Futbolliste më e mirë – Aleksandra Ristovska

Trajner më i mirë te femrat – Ilija Mandarov

Golashënues më i mirë te moshat e reja – Jahja Abdulhadi

Futbolliisti më i mirë i ri – Enis Fazlagiq

Klubi më i mirë për moshat e reja KF Shkëndija

Trajner më i mirë te moshat e reja – Bekim Osmani

Futbollisti më i mirë në futsal – Darko Rangotov

Trajner më i mirë në futsal – Marjan Stefanovski

Punëtor më i mirë në futboll – Kiril Gogov

Sportiste më perspektive në Maqedoni – Jana Çubrinovska

Për kontribut për zhvillimin e futbollit te femra – Slave Vellkov

Referi më i mirë – Marjan Markoski

Ekipi më “Fair Play” i vitit – KF Shkëndija

Golashënuesi më i mirë – Besart Ibraimi

Trajner i vitit – Qatip Osmani

Reprezent më i mirë i Maqedonisë jashtë vendit – Enis Bardhi

Futbollisti më i mirë – Besart Ibraimi

Kontribut të veçantë në futboll – Goran Pandev

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera