Lajme

“Këtë mrekulli duhet ta shohë bota” – William Walker i mahnitur me Devolli Corporation

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 13 June 2024

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ishte mysafir special te “Devolli Corporation”.

E kuriozitetin për fabrikën më të madhe në Kosovë, ambasadori amerikan e ka qysh në hyrje të objektit, raporton Klan Kosova.

Përveç te fabrika, miku i madh i shqiptarëve shumë informacione për korporatën mori në takimin që e zhvilloi me pronarin e “Devolli Corporation”, Shkëlqim Devolli.

-Advertisement-

Me çka pa e dëgjoi, ky mbeti i fascinuar.

“Devolli Corporation”, për Walker është histori suksesi.

“Ajo çfarë ka ndodhur këtu është për t’u marrë shembull në krejt vendet”, deklaroi mes tjerash Walker.

Raportuesi i Kosovës në OSBE, ambasadori William Walker është ndër mysafirët e shumtë ndërkombëtarë e edhe vendorë që vijnë për vizitë të kompania që për taksapagime, numër të punëtorëve e eksport, është lidere. /Klankosova.tv

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera