Lajme

Zakharova: NATO po furnizon Kosovën me armë dhe po ndërton ushtri kundër Rezolutës 1244

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 13 June 2024

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, deklaroi se NATO e furnizon Kosovën me armë dhe e ndihmon atë të krijojë ushtrinë e saj, gjë që sipas saj nuk e lejon Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Me pëlqimin e heshtur të Perëndimit, autoritetet e vetëshpallura të Kosovës po shkelin të drejtat e popullatës serbe në Kosovë dhe po ndjekin një politikë të dëbimit të serbëve nga territoret e tyre origjinale serbe”, tha Zakharova.

Sipas saj, Rezoluta 1244 vendosi bazat e kornizës juridike ndërkombëtare për zgjidhjen e Kosovës, e cila konsolidoi sovranitetin e Serbisë në raport me këtë rajon.

-Advertisement-

Megjithatë, sipas saj “shtetet perëndimore kanë zgjedhur rrugën e sabotimit të dispozitave të vendimit të lartpërmendur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe po inkurajojnë në çdo mënyrë qëndrimin separatist të administratës shqiptare të Kosovës”, transmeton Kosovo-Online.

Ajo tha se SHBA-të kanë kryer shumë krime lufte.

“SHBA dhe aleatët e saj, nën pretekstin e rremë të mbrojtjes së shqiptarëve të Kosovës, kryen krime të shumta lufte. Në realitet, ata nuk ishin të motivuar nga shqetësimi për të drejtat e njeriut, por nga dëshira për të krijuar një burim të vazhdueshëm kërcënimesh për Beogradin në territorin origjinal serb dhe sot, Perëndimi po i detyron serbët të heqin dorë nga Kosova, duke inkurajuar ‘autoritetet’ e Prishtinës për të spastruar popullatën ortodokse, duke e çuar në fund rajonin në prag të konfliktit të armatosur”, përfundoi Maria Zakharova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera