Lajme

Presidentja Osmani në Samitin e SEECP në Shkup, Serbinë e përfaqëson Ministri i Jashtëm Marko Gjuriq

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 13 June 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka marrë pjesë në samitin SEECP të mbajtur në Shkup ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të vendeve të rajonit.

Në Shkup ka qëndruar edhe kreu i diplomacisë serbe, Marko Gjuriq

“Në Shkup për SEECP, bashkë me liderë dhe përfaqësues të vendeve të rajonit”, ka shkruar Osmani e cila edhe ka bashkëngjitur një fotografi bashkë me pjesëmarrësit.

-Advertisement-

Ky Samit është organizuar për thellimin e bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera