“Do të ishte qesharake”, Kroos: Nëse nuk e mendoja suksesin, nuk do të isha kthyer
Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 13 June 2024
Toni Kroos synon një tjetër trofe prestigjioz pas Champions Leagues me Real Madrid. Mesfushori që do të mbyllë karrierën pas Euro 2024, shpreson që t’ia dalë të fitojë edhe Europianin me Gjermaninë. Në konferencën për shtyp të “Panzerave”, 34-vjeçari u shpreh se ky turne do të jetë special për faktin se Gjermania e luan Europianin në shtëpi, ndërsa shtoi se skuadra duhet të dijë të përballojë presionin.
“Një turne që luhet në shtëpi është edhe më special, nuk janë shumë lojtarë që ia dalin ta provojnë një ndjesi të tillë. I gjithë vendi e ndjen atmosferën dhe ka një energji shumë pozitive. Për këtë fakt kemi një përgjegjësi të shtuar, megjithatë skuadra do të duhet të dijë të menaxhojë edhe presionin. Në fund të fundit, është vetëm futboll.
Pas Championsit edhe trofeu i Europianit? Një ide e tillë më entuziazmon shumë, triumfi në Europian ishte një shtysë që unë të rikthehesha në kombëtare. Dua shumë që të kemi sukses dhe ta fitojmë këtë Europian, nëse mendoja se nuk mund t’ia dalim, atëherë nuk do të isha kthyer. Ta mbyllja karrierën me trofeun e Champions League dhe me Europianin do të ishte diçka “qesharake”, madhështore, por e pranoj me qejf të madh”, u shpreh Kroos.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se pesë ditët e ardhshme do të...
-
18 mijë euro shpenzime mjekësore të padeklaruara- Dosja e SPAK’ut për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin
Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) listohen trajtimet m...
-
Bedri Hamza nga Istogu: Dukagjini do ta ketë mbështetjen e duhur për investimet e munguara publike
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar qindra qytetarë t...
-
Gashi i LDK-së i kërkon dorëheqje Kurtit
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Arben Gashi, po i kërkon dorëheqje kryem...
-
Zbret për toke çmimi i rrymës në tregjet ndërkombëtare, në Kosovë u shtrenjtua për 130%
Veç për 49 euro tregtohej një megavat energji elektrike më 20 tetor 2024 në t...
-
Kurti: Prizrenin po e bëjmë gati për UNESCO
Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,...
-
Mbi 1 mijë tiketa trafiku të shqiptuara për 24 orë
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 1 aksident me vdekje, 22 me të lënduar ...
-
Itali: 78-vjeçari e vrẹt shqiptarin pasi zbulon se kishe një lidhje me gruan e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali. Një 45-vjeçar shq...
-
Një aksident me fatalitet, e 22 me të lënduar brenda 24-orëve
Një aksident trafiku me fatalitet, e 22 me të lënduar, janë regjistruar brend...
-
Gjendet pa shenja jete një burrë në Leposaviq
Një burrë është gjetur pa shenja jete në Leposaviq. Policia njofton se tru...
-
Malishevë: Vetura godet për vdekje një person që ishte në karrocë
Një veturë e ka goditur për vdekje një person që ishte në karrocë. Shofer...
-
Këto janë vendet ku do të ketë reduktime të energjisë elektrike
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit LP 10kV J04 Obiliqi-(Qyteti )...