Lajme

Raportohet se Liridon Leci mbrëmë sul*moi fizikisht ish-futbollisten Aliu

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 12 Tetor 2026

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, më 11 tetor 2026, në hapësirat e Televizionit Dukagjini, pas përfundimit të emisionit “Dueli Sportiv”, mes trajnerit Liridon Leci dhe ish-futbollistes Edonisa Aliu.

Sipas informacioneve të raportuara, dyshohet se Leci e ka sulmuar fizikisht Aliun brenda hapësirave të televizionit, ndërsa rasti është denoncuar në Policinë e Kosovës nga ish-futbollistja.

Lidhur me incidentin ka reaguar drejtori i Informacionit në TV Dukagjini, Dibran Istrefi, i cili ka njoftuar se televizioni ka vendosur ta ndërpresë menjëherë bashkëpunimin me Lecin.

-Advertisement-

“Pas analizimit të të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje, TV Dukagjini ka vendosur që të shkëpusë menjëherë bashkëpunimin me Liridon Lecin”, ka shkruar Istrefi.

Ai ka theksuar se situata të tilla janë të papranueshme për televizionin dhe emisionin “Dueli Sportiv”.

“Me rastin tani po merren organet e rendit dhe drejtësisë, të cilat presim t’i sqarojnë të gjitha rrethanat. Ndërkohë, TV Dukagjini ofron bashkëpunim të plotë me organet ligjzbatuese”, ka deklaruar Istrefi.

Rrethanat e incidentit mbeten për t’u sqaruar nga organet kompetente.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy