Lajme

Mblidhet Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Autori: Gazeta inFokus 08:19 | 09 November 2026

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje do të mbajë mbledhje të hënën, në orën 13:00.

Në rend dite të mbledhjes janë plotësim-ndryshimi i planit të punës dhe kalendarit të aktiviteteve, hartimi i listës preliminare të dokumenteve që do t’u kërkohen institucioneve relevante, si dhe miratimi i buxhetit të komisionit.

Përveç këtij komisioni, të hënën do të mblidhen edhe tri komisione të tjera parlamentare.

-Advertisement-

Në orën 10:00 do të mblidhet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. Në rend dite ka shqyrtimin e katër projektligjeve për ratifikimin e marrëveshjeve me Suedinë dhe Belgjikën, që lidhen me ekstradimin, transferimin e personave të dënuar dhe ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale.

Ndërkaq, në orën 11:00, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të zhvillojë takim me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Dux.

Në orën 12:00 do të mblidhet edhe Komisioni për Arsim dhe Shkencë, i cili do të shqyrtojë propozimin e Qeverisë për anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe raportin vjetor të Këshillit Shtetëror të Cilësisë për vitet 2024 dhe 2025.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy