Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka ngritur pikëpyetje nëse në Kosovë po bëhet gjithçka që është e mundshme për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Me pasë rrymë, rrugë, ujë e shpresë”, deputeti i VV-së ngre dilema nëse në Kosovë po punohet sa duhet
Autori: Gazeta inFokus
20:42 | 08 November 2026
Përmes një postimi në Facebook, Kraki ka shprehur mëdyshje nëse po realizohen edhe ato punë që janë brenda mundësive, pa drejtuar kritika të drejtpërdrejta ndaj Qeverisë.
Duke iu referuar një thënieje të shkrimtarit francez Viktor Hygo, ai ka theksuar se nuk mjafton të synohen gjëra të jashtëzakonshme, nëse nuk realizohen ato që janë të mundshme.
“A jemi duke e bere te mundshmen ne? Sepse, nese as te mundshmen nuk e realizojme, atehere si te shpresojme per te jashtzakonshmen?”, ka shkruar Kraki.
Deputeti i partisë në pushtet ka vlerësuar se Kosova tashmë ka nevojë për më shumë sesa realizimin e punëve të zakonshme.
“Kosova tashme eshte vone nese behet veç e mundshmja. Na duhet e jashtzakonshmja”, ka shkruar ai.
Në fund, Kraki ka përmendur disa nga nevojat themelore të qytetarëve, duke kërkuar rezultate konkrete.
“Me kry pune. Me pase rryme. Me pase rruge. Me pase uje. Me pase shprese.”
E plotë:
Nese (as) e mundshmja nuk eshte bere, atehere puna nuk ka perfunduar.
Kete e ka thene Victor Hugo kur kerkonte me shume per popullin nga Republika franceze e asaj kohe.
Dmth, nuk kerkonte qe te behej ndonje mrekulli e papare ose ndonje pune e jashtzakonshme. Ai kerkonte veç te beheshin ato pune qe realisht mund te beheshin, pra qe ishin te beshme.
A jemi duke e bere te mundshmen ne?
Sepse, nese as te mundshmen nuk e realizojme, atehere si te shpresojme per te jashtzakonshmen?
Kosova tashme eshte vone nese behet veç e mundshmja.
Na duhet e jashtzakonshmja.
Me kry pune.
Me pase rryme. Me pase rruge. Me pase uje. Me pase shprese.

T� tjera
-
“Krim kundër Ulpianës”, Drita Hajdari kritikon ashpër Përparim Ramën
Ish-prokurorja Drita Hajdari ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të ...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, planifikohet interpelanca me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet nesër me ç’rast ka...
-
Sulm me dron në Irak: Ndërpritet prodhimi në fushën e gazit Khor Mor
Një sulm me dron ka ndërprerë prodhimin në fushën e gazit Khor Mor, në rajoni...
-
39-vjeçari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt
Një 39-vjeçar është gjobitur me 500 euro pasi kishte ndezur mbeturina në fsha...
-
Koalicioni Shqiptar merr 10 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Dolëm të parët
Koalicioni Shqiptar, i udhëhequr nga Enkel Rexhepi, ka dalë i pari në zgjedhj...
-
224 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes, 122 milionë për investime kapitale
Ndërrojmë temë të informacionit. Nga mbi 224 milionë euro të parapara për Min...
-
Gara e AI-së për energji: Anthropic siguron marrëveshje prej 3.4 miliardë dollarësh, sipas FT
Kompania e inteligjencës artificiale Anthropic ka lidhur një marrëveshje prej...
-
Bisedime për Ukrainën në Abu Dhabi: Edhe Evropa në tryezë
Përfaqësuesit evropianë do të marrin pjesë në bisedimet për Ukrainën që prite...
-
Hormuzi nën tension: Raportohen goditje ndaj anijeve, negociatat SHBA–Iran vazhdojnë
SHBA-ja dhe Irani kanë raportuar incidente të reja me anije në Hormuz dhe Gji...
-
Lidhje intime dhe dyshime për spiunazh: Zbulimet për kreun e Nvidia-s trazojnë Amerikën
Një marrëdhënie e dyshuar mes drejtuesit të Nvidia-s, Jensen Huang, dhe një b...
-
Rinesancës i jepet lamtumira e fundit të martën në Prishtinë
Të martën e 10 nëntorit do t’i jepet lamtumira e fundit artistes shqiptare, R...
-
Vdes ish-futbollisti Xhevat Prekazi
Ish-futbollisti i njohur Xhevat Prekazi ka vdekur të dielën, më 8 nëntor 2026...


































